LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Vendimi negativ për negociatat, Gjermania: Parisi nuk do të jetë në gjendje t’i bllokojë negociatat sërish!

Vendimi negativ për negociatat, Gjermania: Parisi nuk do të jetë në gjendje t’i bllokojë negociatat sërish!

Pas vendimit të KE-së për të mos hapte negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duke e shtyrë vendimin për në samitin e Zagrebit në maj të vitit 2020, Gjermania kërkon që Tirana dhe Shkupi që të vijojnë reformat, pasi rruga për në BE mbetet e hapur.

Nënkryetari i grupit parlamentar të CDU/CSU Johann Wadephul shprehet se: “Unë u bëj thirrje të dy vendeve që ta marrin votën negative të Këshillit Evropian, si një nxitje për të vazhduar të gjitha përpjekjet e reformës.

Nëse të dy vendet mbeten në këtë kurs, Parisi nuk do të jetë në gjendje të ndalojë negociatat e pranimit për herë të dytë. Bundestag është në ndjekje të axhendës. Gjermania qëndron e vendosur për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor” tha Ëadephul.

Ndërsa relatori përgjegjës për çështjen e integrimit të dy vendeve të Ballkanit, Christian Schmidt thotë se “Vendimi negativ i Këshillit Evropian duhet të rishikohet në kohën e duhur. Lidhja e Maqedonisë Veriore dhe Shqipërisë me Bashkimin Evropian nuk duhet të bllokohet. =

Ne i qëndrojmë bindjes se për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, ka një vend në Bashkimin Evropian nëse ato i plotësojnë kriteret. Kjo përfundimisht përfshin fillimin e procesit të regjistrimit.

Vendet e Ballkanit Perëndimor të punojnë së bashku në deficitet e mbetura. Nëse BE nuk kujdeset për Ballkanin Perëndimor, fuqitë e tjera do ta bëjnë atë sferën e tyre të ndikimit. Askush nuk e dëshiron atë” tha ai.

Loading...
More in Aktualitet, Kryesore
Faqja e njohur: Sa shumë gjëra për të bërë në Tiranë

Close