Home . Kryesore . VERIFIKIMI/ E-maili për takimin me Shkëlzenin, provohet nga axhenda e Berishës

VERIFIKIMI/ E-maili për takimin me Shkëlzenin, provohet nga axhenda e Berishës

Pas publikimit të e-malit të Drejtorit të CEZ për Shqipërinë, Hejsek, drejtuar Nëndrejtorit të CEZ-it ne Prage Tomas Pleskac, më 28 janar 2010, gazeta TemA bëri një kontroll të fakteve me axhendën e kryeministrit Berisha në ato ditë dhe rezulton se të gjitha faktet në e-mail, provohen nga axhenda e Berishës si Kryeministër.

Email qe provon takimin me Shkelzenin dhe axhenden e Berishes.

Email qe provon takimin me Shkelzenin dhe axhenden e Berishes.

Drejtori i CEZ për Tiranën, Hejseku i shkruan eprorit të tij se takimin me të birin e Berishës do ta bëjnë nesër, pas ardhjes se kryeministrit.

Nga verifikimi i axhendës së Berishës rezulton se në datën 29 Janar Berisha është kthyer në Tiranë nga një delegacion I Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës ku ka lobuar për të rritur presionin ndaj opozitës për tu rikthyer në Kuvend. Berisha ka dalë para gazetarëve më 29 Janar dhe ka treguar se cfarë kanë kërkuar në Këshillin e Evropës për rikthimin e PS në Kuvend.

Njoftimi i Berishes me investitoret e huaj per te cilen flet Drejtori i CEZ

Njoftimi i Berishes me investitoret e huaj per te cilen flet Drejtori i CEZ

Nga ana tjetër Hejsek duke i shpjeguar klimën rreth Kryeministrit shefit të vet, thotë se e ka takuar Berishën një ditë më parë në takimin me investitorët e huaj dhe ai i ka thënë se kishte kënaqësi që do të takohej me të përsëri.

Nga axhenda e verifikuar e Berishës rezulton se në datën 27 Janar Berisha ka takuar Investiorët e huaj në Tiranë. Zyra e tij ka njoftuar se Kryeministri Berisha përshëndeti dje pasdite takimin e Shoqatës së Investitorëve të Huaj të Shqipëri (FIAA), organizuar me rastin e fillimit të aktivitetit për vitin 2010.

Pra të gjitha detajet e e-malit të Hejsek qëndrojnë dhe provojnë faktin se takimi me të birin e Berishës ishte pjesë e programuar e axhendës që do të kishte Nëndrejtori i CEZ nga Praga në Tiranë, takim që duhet të jetë kryer më 30 Janar.

Read previous post:
Zgjedhjet, Basha kërkon të pamundurën e shpreson tek LSI: Kusht votimi elektronik, pro listave të hapura

Close