LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Bota . VIDEO/ Basketboll, Spanja pushton botën, thyen Argjentinën në finale

VIDEO/ Basketboll, Spanja pushton botën, thyen Argjentinën në finale

Për herë të dytë në histori, Spanja shpallet kampione bote në basketboll për meshkuj. Në finalen e madhe përballë Argjentinës, iberikët zhvilluan një ndeshje perfeke duke dominuar kundërshtarin në çdo aspekt. Nën drejtimin e një italiani si Scariolo, Spanja nuk e vuri në asnjë moment në dyshim suksesin duke e mbyllur finalen me 20 pikë diferencë.

95-75 ishin shifrat e finales së madhe e cila pa sërish si protagonist, Marc Gasol. Pas medaljes së artë në 2006, ky ishte suksesi i dytë për gjigandin spanjoll që kompleton një vit perfekt pas triumfit në NBA. Në finalen për vendin e tretë, Franca morri një medalje të merituar, duke mundur surprizën Australi 67-59. Ky botëror i jep fund mitit amerikan me rekordmenët që nuk shkuan më shumë se vendi i 7-të.

Loading...
More in Bota, Sport
VIDEO/ Policia në Hong Kong përleshet me protestuesit

Close