LAJMI I FUNDIT
Home . Antagonizem . VIDEO-FOTO-FAKSIMILE: Një akuzë e Izet Haxhisë, një video e CNN dhe një raport i ushtrisë gjermane

VIDEO-FOTO-FAKSIMILE: Një akuzë e Izet Haxhisë, një video e CNN dhe një raport i ushtrisë gjermane

Në një nga rrëfimet e tij në DITA ish-truproja e Sali Berishës, Izet Haxhia dëshmoi se në ngjarjet dramatike të 97-s, i ishte kërkuar të organizonte fshehtas një atentat ndaj Ambasadës Amerikane.

Më është kërkuar të organizoj një sulm ndaj Ambasadës Amerikane – ka dëshmuar Haxhia duke shtuar se për këtë ishte konsultuar veçmas edhe me një ish-këshilltar të Berishës, sot gazetar aktiv.

Haxhia thotë se Berisha i ka kërkuar “ti japë një mësim të mira Mariza Linos”. “Asaj lavires, duhet t’i japim një mësim të mirë, sepse  po punon kundër Shqipërisë… ti mund ta godasësh atë” – ka cituar ish-truproja fjalët e Berishës.

Në një intervistë botuar dje dhe sot në DITA mbi ngjarjet e 97-s, Haxhia akuzon PS se u bë bashkëfajtore me Berishën, në momentin që e amnistoi atë për krimet e atij viti, duke firmosur marrëveshjen famëkeqe të 9 marsit.

Në këtë intervistë ai jep detaje edhe nga bisedat e tij me Berishën për atentatin e kërkuar prej këtij të fundit ndaj Ambasadës Amerikane:

“Ka qenë muaj maj, ishte koha kur Pjetër Arbnori ishte i ftuar për një vizitë në SHBA nga Kongresi Amerikan. Ishte krijuar opinioni në të gjithë se SHBA i kishte hequr vizën e kuqe Berishës dhe po përkrahte të majtët për të ardhur në pushtet. Ishte një rast i mirë për të treguar se të majtët antiamerikanë u zhgënjyen nga kjo vizitë e Arbnorit që i jepte kredibilitet PD-së së shkatërruar.

Duke u nisur nga kjo, më thërret Berisha në zyrë e më thotë që “ajo lavirja (e kishte fjalën për Mariza Linon, ambasadoren amerikane në atë kohë në Tiranë) duhet t’i japim një mësim të mirë për të gjitha ato që ka bërë kundër nesh, sepse ajo po punon kundër Shqipërisë, ngaqë është e lidhur me lobet greke antishqiptare në Amerikë. Ti mund ta godasësh atë”, më tha.

-Të mendohem, i thashë e të bëj planin për këtë. Në atë kohë, vërtet edhe unë isha i mendimit se Lino po punonte në mënyrë të tillë. Por kur bëhej fjalë për një vend si Amerika, thashë të pyesja dikë që njifte mirë politikën e jashtme dhe Amerikën.

I them Mero Bazes se po të godisja ambasadën amerikane, kuptohet sipas planit tim, pa më thënë njeri, çfarë mund të ndodhte.

Më tha: “Në mënyrë absolute mos ndërmerr një veprim të tillë”. Megjithëse kisha bërë planin për ta goditur nga disa pika ambasadën amerikane, pas kësaj që më tha Mero Baze, hoqa dorë nga plani.

Pas disa ditësh më thërret Berisha dhe më thotë se çfarë kisha bërë për atë porosinë. I thashë që është e pamundur, sepse ambasada ruhet nga forcat marinse të Amerikës dhe policia shqiptare. – “Ti nuk ke dashur ta bësh!”, më tha i zemëruar. Ky ka qenë komunikimi i fundit i imi me Berishën president”.

Kjo është dëshmia e përsëritur e Izet Haxhisë.

Një atentat ndaj Ambasadës Amerikane? Duket e ekzagjeruar, por me gjasa nuk është aspak kështu.

Ka prova paralele se ish-Presidenti Berisha ka shkuar larg në synimin për të qëndruar me çdo kusht në pushtet.

Një operacion i fshehtë i SHIK-ut ka tentuar të shkaktojë viktima të huaja në Tiranë dhe t’i shpallte ato si sulme të “rebelëve të kuq” për të vendosur ndërkombëtarët kundër grupeve të armatosura që kërkonin dorëheqjen e Berishës.

Ka një dëshmi se makinat e blinduara të Bankës së Shqipërisë u përdorën për operacione të SHIK-ut gjatë trazirave të 97-s. (KLIKO KËTU)

Një burim diplomatik tërhoqi ndërkohë vëmendjen e DITA-s mbi një video të arkivës së CNN dhe një raport të ushtrisë gjermane për një ngjarje të 14 marsit të atij viti në Rinas të Tiranës.

Videoja tregon dy makinat e blinduara të Bankës, që hapin zjarr mbi trupat gjermane që po evakuonin shtetasit e huaj nga Tirana. Ato janë përgjigjur me zjarr dhe furgonat e bardhë të blinduar janë larguar.

Në studion e CNN ndërkohë që transmetoheshin këto pamje, ish-ambasadori shqiptar Qesku deklaronte: “Ja cfarë po bejnë rebelët, perëndimi duhet të reagojë ndaj tyre”.

Në të vërtetë brenda furgonave të blinduar te Bankes (te dhena asokohe me firmen e guvernatores që zëvendësoi Fullanin pas arrestimit), ka patur njerëz të SHIK-ut, bazuar në dëshminë e z.Haxhia.

Edhe raporti i ushtrisë gjermane i cili është botuar sot i plotë në DITA thotë se dy mjete të blinduara kanë hapur zjarr mbi trupat gjermane në 14 mars në Rinas.

furgoni-2-me-logo

furgoni-3-me-logo

Raporti shton se shkëmbimi i zjarrit ka vijuar për 20 minuta, madje e konsideron ngjarjen si të parën përpjekje të armatosur të trupave gjermane jashtë vendit pas luftës së dytë botërore.

Një video e dytë që shoqëron këtë raport tregon ushtarët gjermanë që kthehen në bazën e tyre në Bosnje pas operacionit bashkë me të huajt e evakuuar nga Tirana.

Foto kryesore në fillim të artikullit: Pamje nga sulmi i 14 marsit ne Rinas. Foto e botuar nga DITA eshte marre nga dosja ku gjendet raporti i ushtrise gjermane per kete ngjarje. (shih më poshtë)

Raporti i ushtrise gjermane per kete ngjarje

Raporti i ushtrise gjermane per kete ngjarjeevakuation-tirana-905x395

Komento
Loading...

000-017   000-080   000-089   000-104   000-105   000-106   070-461   100-101   100-105  , 100-105  , 101   101-400   102-400   1V0-601   1Y0-201   1Z0-051   1Z0-060   1Z0-061   1Z0-144   1z0-434   1Z0-803   1Z0-804   1z0-808   200-101   200-120   200-125  , 200-125  , 200-310   200-355   210-060   210-065   210-260   220-801   220-802   220-901   220-902   2V0-620   2V0-621   2V0-621D   300-070   300-075   300-101   300-115   300-135   3002   300-206   300-208   300-209   300-320   350-001   350-018   350-029   350-030   350-050   350-060   350-080   352-001   400-051   400-101   400-201   500-260   640-692   640-911   640-916   642-732   642-999   700-501   70-177   70-178   70-243   70-246   70-270   70-346   70-347   70-410   70-411   70-412   70-413   70-417   70-461   70-462   70-463   70-480   70-483   70-486   70-487   70-488   70-532   70-533   70-534   70-980   74-678   810-403   9A0-385   9L0-012   9L0-066   ADM-201   AWS-SYSOPS   C_TFIN52_66   c2010-652   c2010-657   CAP   CAS-002   CCA-500   CISM   CISSP   CRISC   EX200   EX300   HP0-S42   ICBB   ICGB   ITILFND   JK0-022   JN0-102   JN0-360   LX0-103   LX0-104   M70-101   MB2-704   MB2-707   MB5-705   MB6-703   N10-006   NS0-157   NSE4   OG0-091   OG0-093   PEGACPBA71V1   PMP   PR000041   SSCP   SY0-401   VCP550   CAS-002   CISM   200-125  , PMP   000-089   CCA-500   MB2-704   350-080   JN0-360   810-403   70-177   350-001   350-001   PMP   OG0-093   2V0-621D   CCA-500   210-065   352-001   101   102-400   MB2-707   70-178   JN0-102   640-911   ICGB   350-001  

Mos e Humbisni
Hetimi i CEZ, miku i Shkëlzenit mori 7 mln € para zgjedhjeve ’09

Close