Home . Aktualitet . Sport . VIDEO/ I mori mendtë mbrojtësit dhe la të palëvizur portierin, Grezda spektakël kundër Dinamos së Zagrebit

VIDEO/ I mori mendtë mbrojtësit dhe la të palëvizur portierin, Grezda spektakël kundër Dinamos së Zagrebit

Futbollisti i kombëtares shqiptare, Eros Grezda, ka shënuar një gol shumë të bukur në sfidën e luajtur mbrëmë në kampionatin kroat kundër Dinamos së Zagrebit.

Goli i shqiptarit nuk shërbeu për të marrë pikë pasi Osijeku u mund me shifrat 2-4, por mënyra e realizmit tregon shumë për 22-vjeçarin.

Grezda pasi merr një top në hyrje të zonës çorienton mbrojtësin i cili humbet ekuilibrin dhe më pas godet fort drejt portës duke lënë të palëvizur portierin.

Osijeku renditet në vendin e katërt në kampionatin kroat, ndërsa Dinamo Zagrebi në të parin.

(e.k/BalkanWeb)

Komento
Loading...
Mos e Humbisni
Të “larguarit” e dhjerë… por milioner?!

Close