LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Video/ Jurgen Klopp ja “mbath” nga Pep Guardiola

Video/ Jurgen Klopp ja “mbath” nga Pep Guardiola

Trajneri Jurgen Klopp i Liverpool njihet për karizmën dhe entusiazmin e tij përballë mediave.

Këtë herë videoja që po bën xhirron në rrjetet sociale, lidhet pikërisht me të dhe Pep Guardiolën.

Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes Liverpool-Manchester City, trajneri Jurgen Klopp është pyetur nga gazetarët për kundërshtarin e tij Pep Guardiola.

Gazetari: A keni folur me Pepe?

Ndërsa trajneri i Liverpool në formë ironie: Kush është Pepe?

Si për ti sjellë në memorie që e ka fjalën Pee Guardiola, gazetari ia kthen: Pepe Guardiola

Duke buzëqeshur, Klopp u përgjigj: Oh Pep!

Gazetari: Pepe, Pepe

“Pepe është në italisht? Sigurisht që kemi folur”, tha Klopp,kur vuri re praninë e Guardioles, nuk humbi asnjë sekondë duke thënë se “Pep Guardiola po vjen”.

Loading...
More in Aktualitet, Sport
Cikalleshi: Reja ka futur frymë pozitive/ Panuçi… Ku është ai tani

Close