Home . Aktualitet . Kronik . VIDEO/ Kapet vrasësi i shumëkërkuar në Shkodër, në pranga dhe një tjetër kriminel. Policia publikon aksionin si nëpër filma

VIDEO/ Kapet vrasësi i shumëkërkuar në Shkodër, në pranga dhe një tjetër kriminel. Policia publikon aksionin si nëpër filma

Policia e Shkodrës ka zhvilluar dje një operacion në rrugët e qytetit, duke ushtruar kontrolle intensive, e duke vënë në pranga dy të shumëkerkuar.

Aksioni u fokusua në arrestimin e personave të shpallur në kërkim. Si rrjedhojë u arrestuan dy prej tyre, njëri është i dënuar me 25 vjet burg i dënuar për vrasje dhe tjetri akuzohet për plagosje me dashje.

NJOFTIMI I POLICISË

Në kuadër të operacionit “Vjeshtë 2017”, ndalohen 2 shtetas të shpallur në kërkim. Me datë 12.10.2017 nga strukturat e Sektorit për krimet e rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër në orët e para të mëngjesit në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, është realizuar me sukses operacioni për kapjen e personave në kërkim për vepra të rënda penale konkretisht shtetasit:

Lazer Pema, 34 vjeç, banues në Shkodër, i denuar me 25 vite burg me vendim nr 411 të Gjykatës së Apelit Shkodër, për veprën penale të “Vrasje në rrethana cilësuese”, për ngjarjen e ndodhur në vitin 2013 në fshatin Guri zi.

Tauland Pepaj, vjec 26, banues në Shkodër për veprën penale “Plagosje e Rëndë me dashje” me masë sigurimi “Arrest ne burg” për ngjarjen e datës 25.06.2017 në lagjen ”Bacallek ”Shkodër, ku gjatë një konflikti të çastit ka plagosur me armë zjarri shtetasin R. Th,  22 vjeç,  banues në Shkodër.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

Mos Humbisni:
Ekzekutimet në Lushnjë si hakmarrje ndaj Aldo Bares? Zbulohet historia e vrasjeve e viktimave me kreun e “Bandës së Lushnjës” (Foto)

Close