LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . VIDEO/ Luiza Gega në histori, e 9-a në botë duke thyer rekord kombëtar

VIDEO/ Luiza Gega në histori, e 9-a në botë duke thyer rekord kombëtar

Luiza Gega ia ka dalë përsëri të tejkalojë veten në finalen e Botërorit të sallave të mbyllura në garën e 3000 metrave me pengesa.

Atletja shqiptare, e para që merr pjesë në një finale botërori të tillë, ka arritur të zërë një vend mes 10 më të mirave, duke thyer edhe rekordin kombëtar në këtë garë që u zhvillua në Doha të Kartarit.

Ashtu siç pritej, gara është dominuar nga keniania Beatris Çepkoeç, e cila u shkëput që në xhiron e parë të garës.

Gega qëndroi në grupin e dytë të ndjekëseve, duke zgjedhur që të bëjë një garë të kujdesshme për të marrë një rezultat sa më të mirë të mundshëm, e ndërgjegjshme që aktualisht e kishte të pamundur të garonte për podiumin.

Çepkoeç vendosi rekordin e ri të kampionatit duke mbyllur garën e 3000 metrave me pengesa me kohën 8 minuta e 57,84 sekonda.

Ndërsa Gega e mbylli garën e saj me kohën 9 minuta e 19,93 sekonda, në vendin e 9-të që mund të cilësohet një arritje historike, ndërsa vendosi rekordin e ri kombëtar për këtë disiplinë.

Loading...
Mos e Humbisni
Lul, faqja juaj e zezë nuk mund të bëhet e florinjtë me ngjyrën e m-së që hani çdo ditë!

Close