Deputetja Monika Kryemadhi, njëkohësisht dhe Zonja e Parë, ka qenë e ftuar e radhës në programin “Xing me Ermalin”, në të cilin ka shfrytëzuar rastin, e shoqëruar nga militantët e LRI-së (në këtë rast 500 lekshat e LSI), të bëj dhe pak fushatë për partinë e saj në një emision humori.
Por e vetmja situatë për të qeshur që provokoi Zonja e Parë, ishte pikërisht veshja e saj, ku dallohet qartë etika e bluzes (minuta 43:00 në video), të cilën deputetja e kishte veshur për së prapthi. Sipas gojëdhënave apo supersticiozëve, e veshura bluzës mbrapsht shpjegohet se: Ke borxhe për të larë!
Tani nuk jemi të sigurtë për borxhet e Monikës, por ama për një gjë jemi të sigurtë, se deputetja i detyrohet disa të “qeshura” shqiptarëve… të cilët nuk i morën gjatë programit të Ermal Mamaqit./Zathur.net/
https://www.youtube.com/watch?v=jhv7BueY-cU&feature=youtu.be&t=2625