LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . VIDEO/ Sherri për emisionin, burri Besa Shahinit përleshet me politikanin pas akuzave të rënda

VIDEO/ Sherri për emisionin, burri Besa Shahinit përleshet me politikanin pas akuzave të rënda

Një sherr ka ndodhur mbrëmjen e djeshme mes Dardan Molliqajt të PSD’së, burrit të ministres Besa Shanini dhe Haki Abazit të Vetëvendosjes pas debatit në emisionin Pressing në T7 për zgjedhjet në Kosovë. Mësohet se të dy politikanët janë përleshur fizikisht mes tyre pas mbylljes së emisionit. Pas ofendimeve, debati i tyre ka vijuar me dhunë fizike. Drejtuesi i emisionit Leonard Kërquki, ka thënë se i vjen keq për çka ka ndodhur pas emisionit.

Haki Abazi akuzon Molliqajn se ka dhunuar fizikisht bashkë me një person tjetër pas emisionit. “Kam qenë duke dalë nga korridori i televizionit dhe Dardani me shoqëruesin e tij erdhën përmbrapa dhe u kacafytëm dhe donin të më godisnin. Ka hyrë Rexhep Hoti në mes dhe qashtu njëfarë situate e pakëndshme e kapjes për fyti. Edhe një goditje në këmbë s’di ka më ka ardhur se ishte një situatë komplet jo e mirë”, ka thënë Abazi.

Në lidhje me akuzat, kandidati i PSD’së për deputet, Molliqaj është shprehur nuk ka dhunuar askënd.

“Asgjë nuk ndodhi jashtë studios, përveç një debati me pak tensione që ishte vazhdimësi e debatit publik. Unë nuk i kam problem debatet televizive dhe ndjehem shumë komod t’i mbroj bindjet e mia. Nuk fshihem asnjëherë. Secilin veprim timin politik jam në gjendje ta arsyetoj deri në fund. Nuk e kam problem asnjë akuzë e sulm për veprimet e mia politike. Ankesa e vajtimet nuk mund t’i fshehin humbjet në nivel argumentesh nëpër debate televizive”, ka deklaruar Molliqaj pas incidentit. Për këtë çështje pranë televizionit mbërriti edhe Policia për të sqaruar rrethanat.

Video nga debati në emision:

Pas debatit në studion televizive dhe pas sherrit ka folur edhe burri i Besa Shahinit, ministres së Arsimit, Dardan Molliqaj.

Ai është shprehur se asgjë nuk ka ndodhur jashtë studios televizive, thjesht sipas tij ka qenë një vijim i debateve.

“Asgjë nuk ndodhi jashtë studios, përveç një debati me pak tensione që ishte vazhdimësi e debatit publik. Unë nuk i kam problem debatet televizive dhe ndjehem shumë komod t’i mbroj bindjet e mia. Nuk fshihem asnjëherë. Secilin veprim timin politik jam në gjendje ta arsyetoj deri në fund. Nuk e kam problem asnjë akuzë e sulm për veprimet e mia politike. Ankesa e vajtimet nuk mund t’i fshehin humbjet në nivel argumentesh nëpër debate televizive”, ka deklaruar Molliqaj pas incidentit.

Loading...
Mos e Humbisni
Të mbrojmë teatrin e minjve që “sfiduan” Kadri Roshin!

Close