LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . VIDEO/ Të gjithë po tallen me Sanchez, ja çfarë ka humbur futbollisti që fiton 400 mijë paund në javë

VIDEO/ Të gjithë po tallen me Sanchez, ja çfarë ka humbur futbollisti që fiton 400 mijë paund në javë

Manchester United u përball sot me Newcastle në transfertë dhe fundi rezultoi i ithët për ta. “Djajtë e kuq” u mundën minimalisht duke ‘larë’ përfundimisht duart me titullin kampion, por ndërkohë kanë vënë në rrezik edhe vendin e dytë.

Për këtë arsye në rrjetet sociale të gjithë kanë vënë në shenjestër futbollistin kilian të afruar së fundmi, Alexis Sanchez. Në një moment të sfidës kur rezultati ishte ende 0-0, 29-vjeçari pasi kalon edhe portierin heziton të godasë duke humbur një mundësi të artë për të realizuar.

Ndoshta një rast jo shumë i thjeshtë, por kaq ka mjaftuar që në rrjetet sociale të gjithë të tallen me Sanchez duke patur parasysh se ai merr 400 mijë paund në javë dhe ajo që duhet të bëjë është të dërgojë topin në rrjetë.

(e.k/BalkanWeb)

Komento
Loading...
Mos e Humbisni
Të “larguarit” e dhjerë… por milioner?!

Close