Home . Aktualitet . Video/ Zjarrfikësit e Albpetrol ndërhynë në 34 raste zjarresh në qarkun Fier

Video/ Zjarrfikësit e Albpetrol ndërhynë në 34 raste zjarresh në qarkun Fier

Temperaturat e larta të kësaj vere janë kthyer në një rrezik konkret për banorët e qarkut të Fierit ku janë shënuar dhjetëra raste zjarresh, të cilat kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme. Përveç ndërhyrjes së zjarrfikësve lokalë dhe ushtrisë, një ndihmë e madhe ka ardhur për banorët e zonës edhe nga punonjësit e shoqërisë shtetërore të naftës, Albpetrol sh.a. Vetëm në periudhën e fundit reparti i zjarrfikësve të Albpetrol është angazhuar në 34 raste zjarresh në qarkun e Fierit. Situatat më të rrezikshme të zjarreve janë shënuar në territorin e Bashkisë Patos, 20 raste, në Fier 8 raste dhe në territorin e Bashkisë Ballsh janë shënuar 6 raste.

Burimet zyrtare të shoqërisë Albpetrol u shprehën se të gjitha këto raste kanë qenë me rrezikshmëri të madhe për shëndetin e njerëzve pasi bëhet fjalë për raste zjarresh në banesa, prona, ullishte etj. Një problematikë të veçantë kanë paraqitur zjarret në pikat e grumbullimit të plehrave, të cilat përveçse kanë tendencën të marrin flakë shumë shpejt, shkaktojnë ndotje shumë të madhe për banorët e zonave.

“Rasti më i rrezikshëm ku u kërkua ndërhyrja jonë ishte zjarri pranë stacionit të pompimit të ujit të pijshëm për Bashkinë Patos. Fatmirësisht arritëm të shpëtojmë stacionin nga zjarri, i cili rrezikonte të linte pa ujë të pijshëm të gjithë Bashkinë Patos”,- u shpreh Armand Ahmetaj, drejtuesi i repartit të zjarrfikësve në Albpetrol./lexo.al

Mos Humbisni:
Tronditëse/ Fëmija bie nga dritarja, mbetet i varur tek telat e korrentit (Video)

Close