LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . VideoReportazh: Ura e Vashës, një “bukuroshe e vogël” mes ferrobetonit të Rrugës së Arbrit dhe dy HEC-eve të reja

VideoReportazh: Ura e Vashës, një “bukuroshe e vogël” mes ferrobetonit të Rrugës së Arbrit dhe dy HEC-eve të reja

Ura e Vashës, e shpallur Monument Kulture në vitin 1983, ndodhet mbi një prej degëve kryesore të lumit Mat, pikërisht aty ku priten lugina e Matit dhe Rruga e Arbrit. Në një hapësirë deri dje të paprekur, që është shpallur ‘zonë e mbrojtur’ në vitin 2017. Origjina e urës daton në shekullin 18, edhe pse burime të ndryshme e shtyjnë mbrapa në kohë vitin e ndërtimit të saj.

Medi Sina, një banor i zonës, ka ngritur një fermë të vogël troftash dhe po ndërton një bujtinë për turistët e huaj dhe vendas, duke ruajtur elementet tipikë të zonës.

Natyra dhe sipërmarrja e tij, ngulmon Mediu, po dëmtohen nga dy hidrocentrale që po ndërtohen mbi Mat, por edhe nga inertet e Rrugës së Arbrit që bien në lumë.

Reporterët e Politiko.al, Sami Curri dhe Geri Emiri, kanë qenë te Ura e Vashës, duke sjellë jo vetëm pamje të mrekullueshme të Shqipërisë, por edhe problematikat e zonës dhe banorëve të saj.

Ajo që mbetet në fund është pyetja: A mund të quhet më ‘zonë e mbrojtur’, hapësira përreth Urës së Vashës.

Ndiqni videreportazhin e plotë: 

Loading...
More in Aktualitet, Ekonomi
“Portale” moj Partale Ç’ka ju duhen pëlqimet me dezinformata, he mos qofshi!

Close