LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Vijon procesi i dezinsektimit në disa zona të vendit “hot spot-e”

Vijon procesi i dezinsektimit në disa zona të vendit “hot spot-e”

Pas zonës së Divjakës procesi i dezinsektimit ka vijuar edhe në disa zona të tjera “hot spot”. Mbrëmjen e kaluar dezinsektimi për parandalimin e sëmundjeve të transmetueshme nga mushkonjat ka vijuar ne Fier, në zonën e Darëzezës.

Nën monitorimin e Institutit të Shëndëtit Publik, specialistët e trajnuar janë në terren për procesin e dezinsektimit në kuadër të parandalimit të sëmundjeve që potencialisht mund të transmetohen nga mushkonjat. Dezinsektimi është pjesë e një sërë ndërhyrjesh si deratizimi dhe dezinfektimi.

Procesi po kryhet gjatë orëve të natës, kur, sipas ekspertëve, efikasiteti është më i lartë për shkak të vesës.

Sipas një kalendari të përcaktuar procesi i dezinstektimit do të vazhdojë deri në fund të tetorit shoqëruar me monitorimin e vazhdueshëm të rezultateve nga Instituti i Shëndetit Publik.

Komento
Loading...
Mos e Humbisni
Tronditja e dy kërriçave… kur dëgjuan Lulin që ua kalonte në pëllitje

Close