LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Rajoni . “To Vima”: Sinanaj pohon 27 vrasje: Vura dhe bombën në Gjykatë, urdhër nga politikan

“To Vima”: Sinanaj pohon 27 vrasje: Vura dhe bombën në Gjykatë, urdhër nga politikan

“Kam bërë 27 vrasje në Shqipëri, Itali dhe në Greqi, ku kam jetuar që 14 vjeç. Kam marrë pjesë në shpërthimet në gjykatën e Selanikut në maj 2010, në zbatim të urdhrit që më dha anëtari i një partie politike”.

Kjo është, sipas informacionit që ka siguruar gazeta greke “To Vima”, ajo që ka pohuar 30 vjeçari shqiptar Julian Sinanaj, i arrestuar në Tiranë para disa ditësh, si pjesë e një grupi që kryente vrasje me pagesë.

Sipas dëshmive të mbledhura deri tani, Sinanaj ka jetuar me familjen në Greqi që nga viti 1997. Ai e ka filluar veprimtarinë e tij kriminale dhe vrasjet me kontratë, që kur ishte ende i mitur.

Oficerët e lartë të Policisë së Greqisë, të cilët nuk kanë mundur ta marrin në pyetje të arrestuarin, kanë deklaruar për “To Vima” se “në qoftë se këto dëshmi konfirmohen qoftë edhe pjesërisht, do të kemi surpriza dhe zhvillime të mëdha”, por shprehen se kanë dyshime për pretendimet e 30 vjeçarit.

Në të njëjtën kohë, gazeta “To Vima” shkruan se i arratisuri nga burgu i Trikalas, 27 vjeçari Ilir Kupa, ka pranuar para oficerëve grekë se “ishim të gatshëm të sulmonim me eksplozivë burgjet greke për të çliruar bashkatdhetarët tanë”.

27 vjeçari ka pohuar se organizatori i arratisjes nga burgu i Trikala ishte 36 vjeçar Flamur Sinani, xhaxhai i Edison Likës, një prej të arratisurve, të cilët u vranë të dy në përleshje me policinë greke, në 2 korrik 2013 në Koniska.

Loading...
More in Rajoni
New York Times: Kthesa e gabuar e Turqisë

Close