Home . Aktualitet . Vizita e rrallë e ministres Nikolla në Kalanë e Dodës dhe historia e 15-vjeçares që merr mesime nga shtëpia (Foto)

Vizita e rrallë e ministres Nikolla në Kalanë e Dodës dhe historia e 15-vjeçares që merr mesime nga shtëpia (Foto)

Qarku i Dibrës ka qenë stacioni radhës ku ka zbarkuar qeveria Rama këtë fundjavë. Secili ministër ka zhvilluar takimet e punës në qark, ndërkohë që në skajin më të largët të ka shkuar ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Lindita Nikolla.

Nikolla ka shkuar sot ne Radomirë, fshat në Kalanë e Dodës.

Arsyeja e vajtjes së saj ka qenë shumë fisnike. Një vajzë 15 vjeçe, e paralizuar, jeton në atë fshat dhe merr mësim nga një mësues i posacëm që është vënë në dispozicion nga shteti shqiptar.  Mësuesi shkon përditë në shtëpinë e 15-vjeçares dhe ajo po merr mësim si gjithë të tjerët.

Vajza me inicialet F.M është vizituar dhe surprizuar sot nga ministrja bashkë me mësuesin e saj.

Nikolla i ka dhuruar asaj disa libra, pasi 15 vjeçarja e adhuron leximin.

Komento
Mos Humbisni:
Detajet nga vrasja e shqiptarit në Kretë: Publikohen pamjet nga vendi i krimit (Foto)

Close