LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Vjen lajmi i shumëpritur/ Nxirret nga kampi i kurdëve Alvin Berisha, dalin detaje të reja nga operacioni

Vjen lajmi i shumëpritur/ Nxirret nga kampi i kurdëve Alvin Berisha, dalin detaje të reja nga operacioni

Një ditë pas lajmit për nxjerrjen nga kampi Al-Hol në Siri të Alvin Berishës janë zbardhur detaje të reja nga operacioni për shpëtimin e 11-vjeçarit shqiptar, prej 5 vitesh në kampin nën pushtetin kurd.

Burime nga Gjysmë Hëna e Kuqe siriane të kontaktuar telefonikisht nga Report Tv, tregojnë se Alvin Berisha ka dalë nga kampi tre ditë më parë.

Këto tre ditë ai ka qëndruar në një vend te sigurt (safe house) në Qamishli, një fshat të veri të Sirisë ndërsa ditën e sotme u trasnsferua në një vend të sigurt në Damask. Ditën e nesërme, nëse nuk ka pengesa të tjera burokratike, pritet që Alvini të shoqërohet nga Kryqi i Kuq ndërkombëtar dhe të shkojë në Bejrut, e më pas drejt Italisë, ku jeton prej vitesh babai dhe dy motrat e tij.

Operacioni për shpëtimin e Alvinit po kryhet nga Kryqi i Kuq dhe Gjysmë Hëna e kuqe siriane, ndërkohë që kanë qenë në kontakt me autoritet italiane dhe ato shqiptare të niveleve më të larta. Këto të fundit deri në këtë moment nuk kanë dhënë asnjë konfirmim mbi zhvillimet e operacionit.

Loading...
More in Aktualitet, Kryesore
Vendimi kundër Shqipërisë / Presidenti i Bundestagut gjerman “kryqëzon” Macron: Nëse dështojmë këtu, atëherë si…

Close