LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Vjen “shuplaka” e dytë brenda ditës për Metën, pas SHBA merr goditje edhe nga Sllovakia

Vjen “shuplaka” e dytë brenda ditës për Metën, pas SHBA merr goditje edhe nga Sllovakia

Kryesia sllovake e OSBE-së ka reaguar pasi ambasadori i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchard paraqiti sot në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së në Vjenë, raportin vjetor të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri.

Kryesia sllovake e OSBE-së falënderoi ambasadorin e OSBE-së në Shqipëri, Borchardt për raportin e tij të përgjithshëm.

Në deklaratë thuhet:

“Si kryesues të OSBE-së, ne mbështesim aktivitetet e prezencës së OSBE-së, nga nismat antikorrupsion, deri te projektet për mjedisin, nga mbrojtja e të drejtave të njeriut, te reformat në legjislativ, gjyqësor dhe media”.

Reagimi i kryesisë sllovake të OSBE-së vjen pas deklarimit të presidentit Ilir Meta, i cili e shpalli person të padëshirueshëm në Shqipëri ambasadorin Borchardt.

Loading...
More in Aktualitet, Kryesore
Ilir Meta kundërshtoi dhe iu sul ashpër SHBA-së, reagon Kreshnik Spahiu

Close