Home . Aktualitet . “Vodafone” nuk i ndahet skemave të mashtrimit…!

“Vodafone” nuk i ndahet skemave të mashtrimit…!

Kompania “Vodafone” Albania, është bërë pjesë, herë pas herë e disa skandaleve, që prekin drejtpërdrejtë klientët e saj por edhe më gjerë, si shitjen e të dhënave të klientëve tek kompanitë fantazma si “Transit” dhe publikimin e spoteve publicitare dizinformuese… të pavërteta me qëllim dizorientimin e konsumatorëve të telefonisë celulare, sipas Komisionit për Mbrojtien e Konsumatorit.

Por me sa duket, “Vodafone” është ambjentuar dhe rehabilituar nga abuzimet me klientët e saj dhe konkurrencën e pandershme, ndaj së fundmi është zbuluar, se rrjeti i telefonisë celulare, ka kryer disa “manovra” të devijimit të trafikut nga ai ndërkombëtar në një thirrje kombëtare, duke shkaktuar dëme financiare për kompanitë që e ofrojnë këtë shërbim.

AKEP bën të ditur se ma anë të VKD Nr.44, datë 19.6.2018, ka urdhëruar Vodafone: “Marrjen e masave konkrete për ndalimin e menjëhershëm dhe bllokimin e këtij lloj trafiku dhe marrjen e masave për parandalimin e përsëritjes së rasteve të ngjashme në të ardhmen”, por fatkeqësisht jo për kompensimin financiar të dëmit të trafikut!

Me këtë kushte, Vodafone edhe kësaj here ia hedh vetëm me një “tërheqje veshi”! Edhe sa duhet të presim të përfundoj tallja e kompanisë “Vodafone” me konsumatorët shqiptarë dhe ndalimi i konkurrencës së pandershme, që kryen kjo kompani me skema mashtruese?! /Tellalli.al

Komento
Loading...
Mos e Humbisni
Ne, lehësit dhe Kryelehësi!

Close