LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Vonesa e vogël e Rudina Hajdarit dhe pritja para selisë së vjetër të PD që shkaktoi ankthin e liderëve demokratë

Vonesa e vogël e Rudina Hajdarit dhe pritja para selisë së vjetër të PD që shkaktoi ankthin e liderëve demokratë

Ashtu si çdo vit, Sali Berisha dhe Lulzim Basha kanë bërë homazhe tek memoriali i Azem Hajdarin. Edhe këtë vit, prezent kanë qenë edhe familjarët e Azemit. Madje ka qënë edhe Rudina, të cilën Basha me Berishën e kanë përjashtuar nga PD-ja.Por, Rudina Hajdari kishte një axhendë të ngjeshur në këtë ditë, pasi zhvilloi homazhe te varrezat e dëshmorëve bashkë me drejtuesit e Kuvendit, për nder të babait të saj Azem Hajdari, bëri dhe një vonesë të vogël në ceremoninë e përvitshme para selisë së PD.

Të gjithë kanë qënë në pritje të ardhjes së vajzës së Liderit të Dhjetorit, duke filluar nga numri dy i PD Gazmend Bardhi e deri tek Sali Berisha dhe Lulzim Basha, të cilët herë hidhnin një sy nga rruga dhe një sy në grumbullimin e njerëzve në ceremoninë e përkujtimit të Hajdarit.

Por gjithçka ka marre fund, Rudina Hajdari eshte vonuar shume pak dhe ka marre pjese ne kete ceremoni, madje duke shtrenguar durt dhe me Bashen e Berishen.

Loading...
Mos e Humbisni
Të mbrojmë teatrin e minjve që “sfiduan” Kadri Roshin!

Close