Home . Aktualitet . Kronike . Vrasja e dyfishtë në Sukth, provat dhe dëshmitë që mbajnë peng hetimin

Vrasja e dyfishtë në Sukth, provat dhe dëshmitë që mbajnë peng hetimin

Kur kanë kaluar 3 javë nga vrasja e Ervin Dalipajt dhe Juxhin Dautajt duke se hetimet kanë mbetur në vend. Grupi hetimor gjatë kësaj kohe nuk ka arritur të gjejë prova të reja, të cilat mund të identifikojnë autoret e krimit.

Prokurorisë së Durrësit, e cila po kryhen hetimet, i mungojnë dy të dhëna të rëndësishme, të cilat mund të hedhin dritë mbi vrasjen mafioze. E dhëna e parë e cila ende nuk është admnistruar nga hetuesi janë kamerat e sigurisë së një servisi ku dy viktimat kanë qëndruar përpara se të vriteshin.

Gjithashtu prokurorët e çështjes ende nuk kanë pyetur pronarit e mjetit “Audi” me të cilin udhëtonin dy viktimat. Makina ishte në pronësi të E. Hoxhaj, i cili sipas policisë nuk është gjetur pasi ndodhet jashtë vendit. Sipas të dhënave të sistemit TIMS ai ndodhet në Gjermani.

Për prokurorët dëshmia e tij është e rëndësishme për hetimin, por pa specifikuar të dhënat që Hoxhaj mund të dijë në lidhje me ngjarjen. Ervin Dalipaj dhe Juxhin Dautaj u qëlluan për vdekje ne 25 prill në Sukth të Durrësit. Po hetohen në disa pista, por më kryesorja është ajo e larjes së hesapeve mes grupeve kriminale./tvklan/

Mos humbisni:
Foto/ Motra e Kim befason sërisht me fotot nudo në ujë (+18)

Close