LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Vrasja në Ish-Bllok, gjykata vendos 35 vjet burg për nënoficerit Balla

Vrasja në Ish-Bllok, gjykata vendos 35 vjet burg për nënoficerit Balla

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 35 vite burg Ndricim Ballën, për vrasje në rrethana cilësuese. Ai u arrestua për vrasjen e shtetases Majlinda Hoxha, mbrëmjen e 9 shtatorit në lokalin e basteve në zonën e ish-Bllokut.

Sipas Prokurorisë dhe Policisë, nënoficeri Balla dyshohet se ka dashur të vrasë 38-vjeçarin Elton Fusha pas një sherri që ai ka pasur me vëllain e të ndaluarit për një borxh 25 mijë lekë. Konflikti mes Elton Fushës dhe A. Ballës duket se ka nisur për shkak të një borxhi prej 25 mijë lekësh të rinj.

Me këtë shumë Fusha i detyrohej vëllait të Ndriçim Ballës, A. Balla, për një punë të kryer nga ai në lokalin e të plagosurit. Motivi i ngjarjes dhe autori i krimit janë zbuluar pas hetimeve të thelluara të bëra në Policinë e Tiranës në prani të prokurorëve.

Dëshmitarët e ngjarjes dhe paraqitja për njohje e të dyshuarit kanë zbuluar autorin e dyshuar të vrasjes së shtetases Majlinda Hoxha, si dhe plagosjes së rëndë të shtetasit Elton Fusha më 9 shtator.

Loading...