LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Vrasje dhe vjedhje në emër të Kushtetutës, cilat janë 10 krimet më të rënda të Sali Berishës në 20 vite

Vrasje dhe vjedhje në emër të Kushtetutës, cilat janë 10 krimet më të rënda të Sali Berishës në 20 vite

Kushtetuta e Republikës, ligji themeltar i vendit supozohet të jetë garanti i të drejtave të qytetarëve dhe i funksionimit të shtetit ligjor. Megjithatë, gjatë 20 viteve të fundit, Kushtetuta është përdorur shpesh edhe si një kamzhik në duart e pushtetit, për të goditur kundërshtarët për arsye politike.

Duke nëpërkëmbur emrin e saj, veshur me justifikimin e “Kushtetutës”, në Shqipëri janë kryer edhe shumë akte të turpshme, që variojnë nga urdhëri për vrasje, nga tentativat për të vjedhur zgjedhjet e deri tek grabitjet e rëndomta të pasurive të mëdha.

Renditja e 10 rasteve më skandaloze të keqpërdorimit të Kushtetutës në vendin tonë:

1. Urdhëri për bombardimin e Vlorës

Është një prej ngjarjeve më famëkeqe, ndonëse pak të njohura të ndodhura gjatë trazirave të 1997-s. Presidenti i Republikës, Sali Berisha urdhëron dy pilotë të skuadriljes së Rinasit të ngrihen në fluturim për të bombarduar popullsinë civile në qytetin e Vlorës. Dy pilotët vendosin të dezertojnë, duke u ulur në Bari. Urdhëri për hapjen zjarr ndaj popullsisë civile, aq më shumë popullisë tënde, është një akt i ndaluar edhe në kohë lufte nga Kushtetuta dhe është një akt flagrant genocidi dhe spastrimi etnik.

2. Grabitja e SHQUP

Presidenti Nishani nënshkroi kalimin e një prone ushtarake në pronësi të një partie politike, në kundërshtim flagrant me Kushtetutën. Në këtë tjetërsim pasurie, Presidenti shkeli nenin 86 të Kushtetutës, i cili thotë se ai përfaqëson unitetin e të gjithë popullit, jo interesat e një partie dhe gjithashtu shkeli ligjin 8 671, për pushtetet dhe autoritetet e komandimit e të drejtimit strategjik të FA të RSH, ndryshuar me ligjin 9 194, datë 19.2.2004. Neni 7 i këtij ligji parashikon të gjitha kompetencat e kreut të shtetit mbi Forcat e Armatosura. Në asnjë pikë të këtij neni nuk parashikohet që kreu i shtetit të firmosë tjetërsimin e objekteve të Ushtrisë.

3. Ligji i gjobave

Maj 2007: Qeveria ndërmerr nismën për miratimin e ligjit “për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë” ose atë që u konsiderua si “Ligji i gjobave”. Sipas projektit, parashikohej vënia e gjobave nga tatimet në masën 15% edhe pse nuk kishte për këtë një vendim gjykate. Ligjin e kundërshtoi biznesi dhe opozita dhe përfundoi në Gjykatë Kushtetuese.

4. Ligji i dosjeve

16 Dhjetor 2008: Ligji i “Spiunëve”, Berisha akuzon Zamir Shtyllën drejtorin e hetimeve në Prokurorinë e Përgjithshme si hetues komunist. “ky është një ligj që prek shtyllën dhe gjithë shtyllat e tjera” deklaroi Berisha. Zamir Shtylla jep dorëheqjen nga prokuroria, ndërkohë që hetonte çështje të rëndësishme si Gërdeci, Fazlliç e Durrës-Kukës. Rifillon presioni i SHBA: “Dosjet” një ligj me probleme, duhet reflektim dhe debat publik. OSBE gjithashtu del kundër ligjit për “dosjet”: shkelet kushtetuta

5. Marrëveshja e Detit me Greqinë

E nënshkruar nga Lulzim Basha, kjo është një marrëveshje flagrante, e cila bie ndesh me parimin e tërësisë territoriale, një parim themelor mbi të cilin mbështetet Kushtetuta. Gjykata Kushtetuese, e cila vendosi unanimisht në rrëzimin e çështjes, argumentoi midis të tjerash që “është shkelur dhe urdhri 135 i kryeministrit Berisha të datës 23 gusht 2007, firmosur nga Berisha që kërkonte ngritjen e “grupit ndërinstitucional të punës për përcaktimin e shelfit kontinental me vendet fqinjë””. Pavarësisht kësaj, në 2 nëntor 2017, Berisha deklaronte se “Rama i bleu të gjithë gjykatësit me lekë”.

6. Shkarkimi i kreut të SHISH

Bahri Shaqiri u shkarkua papritmas me propozim të Berishës dhe dekret të Nishanit, në shkelje të Kushtetutës pasi nuk u dha asnjë motivacion për këtë. Vendimi zyri në befasi edhe aleatët tanë. Ambasada Amerikane deklaroi atëherë në media: “Shtetet e Bashkuara janë të befasuara nga ky vendim kaq i shpejtë dhe i papritur, duke patur paqartësi për kohën dhe arsyet që kanë çuar në shkarkimin e Bahri Shaqirit”.

7. Lirimi i të burgosurve në 2009-n

Kushtetuta kërkon një dekret të posaçëm për faljen e dënimit, por përpara zgjedhjeve të 2009-s, dhjetëra të burgosur të rrezikshëm u liruan me një akt të thjeshtë administrativ. Atëherë, Rama, si kryetar i opozitës deklaroi: “Trajtimin nga ana e kryeministrit te vendit i lejeve te dhenave per keta vrases, trafikante, perdhunues, si procedure e zakonte administrative qe do te vazhdoje normalisht eshte shprehja me e shembullore e faktit se ky bashkepunim ka qene i qellimte”.

8. Refuzimi për nisjen e hetimeve

Në datën 18.04.2012 shtetasi Sokol Hasani ka paraqitur kallëzim pranë Prokurorisë së Përgjithshme Tiranë kundër shtetasit Sali Berisha, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe njëkohësisht deputet i Kuvendit të Shqipërisë, për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Moskallëzimit të krimit” sipas neneve 248 e 300 të Kodit Penal. Megjithatë, Prokuroria vendosi në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën që të mos nisë asnjë hetim ndaj tij. Çështja shkoi deri në Gjykatën Kushtetuese.

9. Zgjedhjet lokale 2011, numërimi për Tiranën


PD ndryshoi procesin e numërimit të votive kur gara kishte përfunduar, gjë që është anormale. PS priste drejtesi nga ana e gjykatësve të Kolegjit Zgjedhor, të cilët duhet të ngriheshin mbi çdo presion dhe interes, për t’i dhënë fund kësaj historie të shëmtuar, duke u bazuar tek kodi zgjedhor. KQZ, siç dihet, nuk hapi krejt kutitë por vetëm afër 200 sosh në mënyrë që të arrihej përmbysja e rezultatit për bashkinë Tiranë. Kolegji Zgjedhor, në përgjigje të ankesave të para, kishte arsyetuar që kutitë u hapën vetëm për një njësi zgjedhore dhe akti, siç quhej, normativ, nuk ishte akt ligjor por akt administrativ.

10. Mosnjohja e Kushtetutës

Ishte Berisha dhe PD ata që do të refuzonin kategorikisht pjesëmarrjen në hartimin e projekt-kushtetutës së vitit 1998, duke e denoncuar këtë draft dhe përpjekjen që po bëhej, me njëqind të zezat. Po vetë Berisha nuk ngurronte më pas ta akuzonte kundërshtarin Nano në qeverisje, se po shkelte kushtetutën, se po bënte akte antikushtetuese etj. Aq më tepër pastaj, kur erdhi vetë në pushtet, që gdhihej e ngrysej me dokumentin themeltar të shtetit në gojë, me atë dokument që deklaroi se “Kurrë” nuk do të njihte. /Lexo.al

Komento
Loading...

000-017   000-080   000-089   000-104   000-105   000-106   070-461   100-101   100-105  , 100-105  , 101   101-400   102-400   1V0-601   1Y0-201   1Z0-051   1Z0-060   1Z0-061   1Z0-144   1z0-434   1Z0-803   1Z0-804   1z0-808   200-101   200-120   200-125  , 200-125  , 200-310   200-355   210-060   210-065   210-260   220-801   220-802   220-901   220-902   2V0-620   2V0-621   2V0-621D   300-070   300-075   300-101   300-115   300-135   3002   300-206   300-208   300-209   300-320   350-001   350-018   350-029   350-030   350-050   350-060   350-080   352-001   400-051   400-101   400-201   500-260   640-692   640-911   640-916   642-732   642-999   700-501   70-177   70-178   70-243   70-246   70-270   70-346   70-347   70-410   70-411   70-412   70-413   70-417   70-461   70-462   70-463   70-480   70-483   70-486   70-487   70-488   70-532   70-533   70-534   70-980   74-678   810-403   9A0-385   9L0-012   9L0-066   ADM-201   AWS-SYSOPS   C_TFIN52_66   c2010-652   c2010-657   CAP   CAS-002   CCA-500   CISM   CISSP   CRISC   EX200   EX300   HP0-S42   ICBB   ICGB   ITILFND   JK0-022   JN0-102   JN0-360   LX0-103   LX0-104   M70-101   MB2-704   MB2-707   MB5-705   MB6-703   N10-006   NS0-157   NSE4   OG0-091   OG0-093   PEGACPBA71V1   PMP   PR000041   SSCP   SY0-401   VCP550   CAS-002   CISM   200-125  , PMP   000-089   CCA-500   MB2-704   350-080   JN0-360   810-403   70-177   350-001   350-001   PMP   OG0-093   2V0-621D   CCA-500   210-065   352-001   101   102-400   MB2-707   70-178   JN0-102   640-911   ICGB   350-001  

Mos e Humbisni
Asgjë e re nga fronti i shpifjes!

Close