LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Vritet ish-ministri libanez i Financave

Vritet ish-ministri libanez i Financave

Liban – Një ish-ministër ka humbur jetën në Liban, pasi një autobombë ka shpërthyer paraditen e sotme në afërsi të hotelit “Katër Stinët” në Bejrut. Nga shpërthimi kanë humbur jetën pesë persona dhe disa të tjerë janë plagosur.

Mësohet se në atentat ka humbur jetën ish-ministri libanez i Financave, Mohammed Chattah, i njohur si bashkëpunëtor i ish-kryeministrit Saad Hariri, i biri i kryeministrit të vrarë në vitin 2005, Rafik Hariri.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe disa makina zjarrfikëse, të cilat po përpiqen të normalizojnë situatën. Retë e tymit duken deri 500 metra larg vendit të ngjarjes.

Televizioni libanez “Future Tv” publikoi pamjet e njerëzve në flakë dhe trupave të pajetë në rrugën përballë zyrës së kryeministrit të vendit.

Loading...
More in Aktualitet, Bota
Argjentinë, sulm masiv piranjash, kafshohen dhunshëm 60 persona

Close