Home . Aktualitet . Vuajti torturat e komunizmit, dhe flinte në qoshe pallatesh, fondacioni bamirës i bën dhuratën e ‘jetës’ Agronit (Video)

Vuajti torturat e komunizmit, dhe flinte në qoshe pallatesh, fondacioni bamirës i bën dhuratën e ‘jetës’ Agronit (Video)

Emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” në “News24” solli në vëmendje historinë e Agronit, i cili që prej moshës 12-vjeçare nuk ka pasur një çati mbi kokë, por për 50 vite rresht gjente ndonjë qoshe pallati të kalonte natën. Zemra e tij e mbushur me dashuri kërkonte që një ditë të kishte para, për të ndihmuar të varfrit. E vetmja gjë që kërkonte Agroni ishte një strehë.

Elvis Naçi së bashku me Sidrit Bejlerin e shoqërojnë Agronin brenda një apartamenti.

“Ky apartament i është dhuruar fondacionit, por tashmë është apartamenti yt”, thotë Naçi.

“Mos u çudit fare, se ëndrrat kthehen në realitet, ajo që duket e pamundur bëhet e mundur. Vëllai ynë i dashur hape derën dhe merri këto çelësa, se kjo shtëpi është shtëpia jote”, iu drejtua Elvisi Agronit.

Komento
Loading...
Mos e Humbisni
Veshja 8 mijë euro, Saliu mbron nusen!? Por, a paguan taksa Armina?

Close