Home . Aktualitet . Vuante nga sëmundje e rëndë – Ndahet nga jeta ish-Ministri i Energjitikës, Dritan Prifti

Vuante nga sëmundje e rëndë – Ndahet nga jeta ish-Ministri i Energjitikës, Dritan Prifti

Ish-ministri i LSI-së, Dritan Prifti është ndarë nga jeta pasi prej një kohe të gjatë vuante nga një sëmundje e rëndë gjaku, ndërsa kohët e fundit i ishte nënshtruar kurave mjekësore intensive në një spital në Itali.

Nga Italia, Prifti u transferua në një klinikë më të specializuar në Gjermani, por pavarësisht nga trajtimet e marra mësohet se ish-ministri i Ekonomisë  nuk ka arritur të shpëtojë.

Ai u është kthyer dje pasdite në Shqipëri dhe gjendja e tij shëndetësore ishte shumë e rëndë.

Vetë Prifti deklaroi në muajin maj të këtij viti se ishte në betejë me një sëmundje të rëndë gjë e cila e privoi atë edhe nga fushata elektorale për zgjedhjet e 25 qershorit.

Mos Humbisni:
Qeveria shkeli ligjin, nën presionin e Ilir Metës i dha leje minerare Xhemail Pasmaçiut. Bllokohen ujra, kullota, karriera rivale. A do ta rivendikojë vendimin ministri Gjiknuri?

Close