LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Vuçiç reagon për flamurin shqiptar në zyrën e Albin Kurtit: Në cilin shtet i ka fituar zgjedhjet Albin Kurti?!

Vuçiç reagon për flamurin shqiptar në zyrën e Albin Kurtit: Në cilin shtet i ka fituar zgjedhjet Albin Kurti?!

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka reaguar pas një takimi që ka pasur në Prishtinë, ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abott, me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin.

Këtë reagim të kreut të shtetit serb e ka nxitur fotografia që është publikuar pas takimit, ku në prapavijë të ambasadorit Abott dhe Kurtit shihet flamuri shqiptar.

Vuçiq ka pyetur ambasadorin Abott se në cilin shtet i ka fituar zgjedhjet Albin Kurti, dhe ka thënë se do të vazhdojë ta bëjë këtë pyetje derisa të marrë një përgjigje.

“Pyetja ime për ambasadorin e Britanisë së Madhe në Prishtinë: Cilat zgjedhje i ka fituar Kurti, në çfarë shteti? Dhe flamuri që i qëndroni përballë cilit shtet i takon, shkëlqesia juaj? Unë do të vazhdoj t’iu pyes derisa të marr një përgjigje për këto pyetje”, ka shkruar Vuçiq në llogarinë e tij në Twitter.

“Megjithatë në këtë pyetje të Vuçiq ka pranuar që Republika e Kosovës është një shtet, meqenëse nuk i pëlqen fakti që Kurti në zyrën e tij mban flamurin e Shqipërisë dhe jo atë të Kosovës.

Ndryshe në sfond me flamurin kuq e zi janë fotografuar edhe ambasadorë të tjerë të vendeve të huaja në Kosovës, përjashtuar ambasadorin gjerman, Christian Heldt dhe atë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett”.

Loading...
More in Aktualitet, Rajoni
Merkel: Shanset për Shqipërinë nuk janë shumë të mira! Macron: S’i t’ua shpjegoj francezëve unë, një vendim pozitiv për Tiranën?!

Close