LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Rajoni . Williamson merr në pyetje Thaçin? Qeveria: E pavërtetë

Williamson merr në pyetje Thaçin? Qeveria: E pavërtetë

Zyra e Kryeministrit të Kosovës përgënjështron lajmin e publikuar sot në një të përditshme kosovare se prokurori Williamson e ka marrë në pyetje Kryeministrin Hashim Thaçi.

Sipas zyrës së kryeministrit ky është një lajm i pavërtetë. “Kjo është plotësisht e pavërtetë”, thekson zyra e kryeministrit.

“Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës rikujton se liria e medias dhe e shprehjes së lirë nënkupton mbi të gjitha përgjegjësinë profesionale dhe etike, që duhet të bazohet në plasimin e lajmit të saktë, vetëm pasi të jenë bërë verifikimet përkatëse”, thuhet në deklaratën e zyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës.

Loading...
More in Rajoni
NATO: Transformimi i FSK në FAK, çështje që i takon Kosovës

Close