LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Xhihadisti shqiptar: Në Europë ka celula të gatshme për aksion (Video)

Xhihadisti shqiptar: Në Europë ka celula të gatshme për aksion (Video)

Rreth një muaj pas sulmeve terroriste në redaksinë e revistës franceze “Charlie Hebdo”, emisioni “Le Iene” në Itali ka realizuar një intervistë me një xhihadist shqiptar, për të mësuar më shumë rreth mënyrës se si binden këta të rinj për të vrarë njerëz, qoftë edhe për disa karikatura ironike të profetit Muhamed. Në intervistë, xhihadisti flet shqip, por nuk specifikohet nëse është nga Kosova apo Shqipëria.

Xhihadisti thekson se asnjë besimtar nuk mund të tolerojë ofendime ndaj profetit dhe për këtë është i gatshëm edhe të vrasë.

Ai shpjegon se në Europë ekzistojnë celula terroriste të gatshme për të hyrë në aksion kundër objektivave perëndimore, pasi sipas tyre perëndimi është shndërruar në vendin ku mbrohen homoseksualët, pedofilët, alkooli, droga dhe mënyrat e ndaluara të jetesës.

Siria është shndërruar në vendin ku grumbullohen xhihadistët nga vende të ndryshme të botës dhe shqiptari shpjegon mënyrën se si “peshkohen” dhe më pas stërviten këta besimtarë. Ai rrëfen se është kontaktuar nga një shok kosovar dhe ka mbërritur në Siri duke kaluar përmes Turqisë.

“Në kampet e stërvitjes mund të hysh e të dalësh lehtësisht. Ata atë lejojnë të stërvitesh me armët që ke dëshirë, ku e shikon veten më të dobishëm. Në fund është Kurani ai që thotë se duhen ndëshkuar të pandershmit. Martir është ai që mbron fjalën e Zotit”, shprehet shqiptari./BW/

Loading...
More in Aktualitet, Kronik, Kryesore
Studentët protestë para parlamentit kundër pr/ligjit për arsimin e lartë

Close