LAJMI I FUNDIT
Home . Lifestyle . Ylli botëror Miley Cyrus shtrohet në psikiatri pas koncertit në Prishtinë

Ylli botëror Miley Cyrus shtrohet në psikiatri pas koncertit në Prishtinë

Disa ditë më parë këngëtarja Miley Cyrus ishte në kryqytetin e Kosovës, ku dhe dhuroi një performancë të zjarrtë.

Por, pas kthimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ajo është shtruar në një klinikë psikiatrike.

Mediat amerikane raportojnë se kjo gjë është bërë për të përmirësuar gjendjen psikologjike të këngëtares dhe për ti shpëtuar martesën.

Po ashtu bëhet e ditur se këngëtarja dhe burri i saj Hemsworth kanë pasur shumë debate.

Një mik i tyre ka thënë:

Ata kanë pasur shumë probleme dhe Miley ka qenë nën presionin e familjes për sjelljen. Por për shkak të personalitetit të çmendur, këngëtarja nuk dëgjon askënd.

Edhe familjarët janë të shqetësuar dhe nuk e kuptojnë përse ajo sillet në këtë mënyrë. Ata i thanë që të përballet me “djallin” dhe të marrë trajtim para se të jetë shumë vonë.’’

Gjatë performancës në Kosovë ajo këndoi aq mirë saqë të gjithë menduan se këngëtarja ishte në super formë.

Komento
Loading...
Mos e Humbisni
Të mbrojmë teatrin e minjve që “sfiduan” Kadri Roshin!

Close