LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Ylli i byzylykëve sulmon amerikën dhe i jep këshilla Trump: Kur të shkarkosh Palmerin, atëherë do më kthehet besimi tek SHBA

Ylli i byzylykëve sulmon amerikën dhe i jep këshilla Trump: Kur të shkarkosh Palmerin, atëherë do më kthehet besimi tek SHBA

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, në Facebook komenton shkarkimin e ish-Këshilltarit të Sigurisë, John Bolton që u shkarkua disa ditë më parë nga Presidenti Trump.

Manjani shkruan se kur Trump të shkarkojë Palmerin, përfaqësuesin e Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, dhe atëherë do i rikthehet besimi tek politika amerikane.

“Trump ka shkarkuar këshilltarin e Tij John Bolton?! Kjo dihej. Kur të shkarkojë Palmer-in, ndoshta më rikthehet besimi tek politika Amerikane…”, shkruan Manjani.

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi shkarkimin e Bolton, përmes një postimi në rrjetin social twitter, disa ditë më parë.

Loading...
Mos e Humbisni
Të mbrojmë teatrin e minjve që “sfiduan” Kadri Roshin!

Close