LAJMI I FUNDIT
Home . Metro . Yllka Mujo nuk ishte thjeshtë një Yllkë, por ishte një yll gjithë ndriçim madje

Yllka Mujo nuk ishte thjeshtë një Yllkë, por ishte një yll gjithë ndriçim madje

Pas Parashqevi Simakut, Eva Alikajt, Liljana Kondakçiut dhe Ndriçim Xhepës një tjetër artiste e cila ka bërë bujë në vitet `80-`90 me stilin e saj ndryshe nga të tjerat është pikërisht Yllka Mujo. Përveçse një aktore e talentuar ka qënë dhe një inuencuese në modë dhe stil. Mjafton t`ju kujtoj filmat “Beni ecën vetë”, “Shpella e piratëve”, “Taulanti kërkon një motër”, “Beni ecën vetë”, “Zonja nga qyteti”, “Tetë persona plus”, “Nata e dymbëdhjetë” dhe besoj i kam thënë të gjitha.

Ka lindur në 15 tetor 1953 në Tiranë, ka studiuar për kanto pranë Liceut Artistik, më pas për aktore në Institutin e Lartë të Arteve. Ka qenë dhe është mjaft simpatike, me tipare të errëta dhe buzë të bukura. Kapja e flokëve mbrapa në vitet `75 ka qënë mjaft novatore për kohën, duke marrë parasysh që shumica i mbanin të lëshuara me balluke. Përveçse lejon tiparet të jenë në fokus, ka dhe një rregullsi në paraqitje. Edhe pse në këtë filmka vënë përparëse shumicën e kohës, nuk është e vështirë të dallosh fustanet me printe abstrakte. Prerja është e thjeshtë, por ajo që bie në sy është forma e përparëses me harkime përpara. Ju kujton gjë Delpozon e viteve 2015 Thuajse në të gjithë filmat shqiptar që kam parë deri më sot, pardesyja ka qenë një element i cili nuk i ka munguar gardërobës. Asnjëherë s’kam parë dy herë të njëjtin dizajn, por secili aktor ka zgjedhur ngjyrën e preferuar, prerjen më të fundit të kohës dhe detajet sipas dëshirës.

E mbaj mend këtë trendin e këmishës dhe jelekut të gjatë punuar me shtiza, ka vazhduar deri pas viteve `90 në vendin tonë sepse i kujtoj zonjat në pranverë që e zëvendësonin xhaketën me këtë. Më pëlqeu shumë fundi me printe abstrakte, dhe mendoj që është bërë trend pas filmit. Në koncertin recital tek filmi “Taulanti kërkon një motër”, Yllka i ka besuar një fustani të kuq, por nuk e di nëse është vërtet zgjedhja e saj apo është gardëroba e kinostudios. Liljana Kondakçi tha në emisionin “Rudina” se aktorja shoqërohej nga piktori kur shkonte për të bërë veshjet e filmit tek rrobaqepësia. Duket që ngjyra është e kuqe e theksuar me detaje palash korenti

Këtë fustanin Yllka e ka veshur me pardesynë dhe me një shall të lidhur në qafë, flokët i kishte të ondëzuara deri tek supet, të prera me balluke. Ka dy pala të vogla përpara si dhe kopsitet deri në jakë. Materiali duket jersey elastik, një ndër më të përdorurit dhe sot.

Shaminë e aksionistit Yllka e ka lidhur si bandanë në kokë, ndërkohë që të tjerët e lidhnin në mënyrë të shkujdesur duke mbuluar thuajse gjithë flokët. Do thoni ju, epo është duke luajtur film, por këto detajet ndonjëherë nuk të bien në sy. Golf i bardhë me vija është një tjetër element i gardërobës i cili është rithyer sërish. Por kombinimi i veshjes në tërësi është mjaft i gjetur me të gjitha detajet, madje dhe çanta me zinxhir në pjesën e sipërme është një tjetër aksesor ku të ngelin sy

Madje Yllka është ndër të vetmet që ka veshur bikini në film, pikërisht tek “Shpella e Piratëve”. Skena është e shtrirë, por duket qartë kostumi i banjos i cili ka tonalitete të kafta dhe lidhet në qafë.Tiranapost.al

Loading...
Mos e Humbisni
Të mbrojmë teatrin e minjve që “sfiduan” Kadri Roshin!

Close