LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Zbardhet skenari: Çfarë ka vendosur të bëjë Basha para vizitës në Tiranë të negociatorit të Merkel

Zbardhet skenari: Çfarë ka vendosur të bëjë Basha para vizitës në Tiranë të negociatorit të Merkel

Opozita pritet të përshkallëzojë protestën e saj e cila prej dy muajsh vijon në sheshin para Kryeministrisë. Lulzim Basha mblodhi paraditen e së enjtes në seli kryetarët dhe sekretarët e degëve të partisë. Edhe pse nuk ka një vendim përfundimtar në mbledhjen me dyer të mbyllurua janë disktuar disa skenarë.

News24 ka mësuar se shtrirja e protestës në çdo rreth e nderthurur edhe me bllokimin e akseve kombëtare kryesore është një nga opsionet më të mundshme të disktuara sot.

Një burim i tha News24 se protestat në rrethe pritet të mbahen paralelisht me çadrën e vendosur para zyrës së kryeministrit. Drejtuesit demokratë nuk përcaktuan një datë se kur do të mund të nisin protestat në rrethe, por parashikohet që përshkallëzimi i qëndrimit të opozitës të nisë në ditët e ardhshme, ditë të cilat përkojnë me nisjen e negocimit ndërkombëtar pasi vendin tonë pritet ta vizitojë David McAllister, i dërguari i kancelares Merkel dhe Partive Popullore Europiane, i cili do ndërmjetësojë dialogun mes palëve. Protestat në rrethe pritet të mbahen para protesës kombëtare të paralajmëruar në 7 maj në Kavajë.

Për këtë qëllim një grup prej afro 10 deputetësh kanë zbarkuar në Kavajë dhe do të qëndrojnë çdo ditë deri ditën e 7 majit, ditë kur simpatizantët e majtë do i drejtohen kutive të votimit, ndërkohë që opozita do të bëjë të pamundurën për të pamundësuar procesin zgjedhor.

Komento
Mos Humbisni:
“Lua-jan” o im vëlla ma jep dhe luaneshën në çadër hua që ta…

Close