LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Zbulohen aktivistët e FRPD me pankartat “Rama ik” në stadium, njëri prej tyre në çdo protestë të opozitës

Zbulohen aktivistët e FRPD me pankartat “Rama ik” në stadium, njëri prej tyre në çdo protestë të opozitës

Thirrja “Rama ik” në stadiumin Air Albania në nisje të ndeshjes Shqipëri Francë, ka qenë një lëvizje e dirigjuar nga Forumi Rinor i Partisë Demokratike. Të rinjtë që mbajnë në duar pankartat me gërmat që formonin thirrjen Rama Ik, janë nisur që nga selia e PD-së me misionin për ta inaguruar stadiumin e ri me sloganin e opozitës joarlamentare.

Ata kanë postuar edhe foto në rrjetet e tyre sociale duke pranuar se kjo ishte një vepër e tyre. Mësohet se ata janë: Darvin Zalla, Gentjan Gjonaj, Mariglend Doçi, Jetmir Premçi, Bledjan Leka, Hajredin Ismaili, Oligert Musta dhe Oleg Hanku. Thirrjet zgjatën për disa minuta në para nisjes së ndeshjes në stadiumin e ri kombëtar.

Gentjan Gjonaj është i njohur si një mbështetës i flaktë i opozitës. Ai u vu në hetim nga policia për protestën e dhunshme të opozitës të organizuar nga opozita para Kuvendit në shkurt të këtij viti.

Ai është shfaqur edhe në protesën e banorëve të Astirit, edhe pse ai nuk preket nga projekti i Unazës së Re, pasi nuk jeton fare në atë zonë. Ai u arrestua si një ndër presonat aktivë që dhunuan forcat e Policisë Bashkiake, në protestën e banorëve të Astirit, që ende vijon.

Loading...
More in Aktualitet, Kronik
Mbi shfaqjen e fantazmës së Sali Berishës në Presidencë

Close