LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Uncategorized . Zbulohet raporti sekret i Qeverisë për çështjen çame: Prona vetëm për ortodoksët

Zbulohet raporti sekret i Qeverisë për çështjen çame: Prona vetëm për ortodoksët

Ministria e Jashtme është e mendimit se çështja e pronave çame nuk mund të zgjidhet në Gjykatën e Strasburgut. “Panorama” zbardh diskutimin e mbledhjes me dyer të mbyllura të Komisionit të Jashtëm, më datë 10 dhjetor, në të cilin kanë raportuar zyrtarët e lartë të Ministrisë së Jashtme lidhur me situatën me fqinjët e rajonit.

Në këtë mbledhje është diskutuar edhe për çështjen çame, ku sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme, Qirjako Qirko, ka sqaruar deputetët se çështja çame nuk duhet ngatërruar me ligjin e luftës me Greqinë. “Janë dy çështje absolutisht të ndara dhe ndoshta ka vend për sqarim dhe për mendim ekspertësh. Kur flasim për çështjen çame, është një çështje e krijuar po themi formalisht, juridikisht mbas vitit ‘44. Ligji i luftës është i vitit ‘40, që kishte të bënte me pronat e shqiptarëve, pra çamët në 1941-shin ishin shtetas grekë, dhe më tej, mbas gjenocidit, zhvendosjes masive me anë të disa ligjeve, ata janë zhveshur nga pronat tyre”, ka sqaruar Qirjako. Ai ka shtuar më tej se: “Ajo çka thuhet sot dhe ajo çfarë është përsëritur disa herë është që të zgjidhen në mënyrë gjyqësore, duke shkuar deri në Strasburg. Nuk ka mundësi të zgjidhet në Strasburg, sepse Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut dhe Gjykata e Strasburgut e krijuar për zbatimin e saj i kanë fillimet e veta, pra konventa është e 53-shit, Greqia është bërë palë në vitin 54-n, ndërkohë që ngjarja është në 1944-n. Pra, konventa nuk ka efekt prapaveprues. Gjykata e Strasburgut nuk mund të zgjidhë çështje të krijuara përpara se shtetet të merrnin angazhimin, nëse do të zbatonin standardet e saj. Kështu që zgjidhja e kësaj çështjeje, në mënyrë të padiskutueshme, do të jetë në terrenin politik, pra për herë të parë këto çështje u bënë prezente, do të jenë pjesë në mënyrë të padiskutueshme e axhendës së përbashkët politike dhe kjo do të jetë rruga”.

Ligji Luftës
Zyrtarët e Ministrisë së Jashtme i quajnë si absurde deklaratat se me ligjin e luftës Greqia mund t’i shpallë luftë Shqipërisë. Sipas sekretarit të Përgjithshëm, Qirjako Qirko, ligji i luftës ka vetëm efekt te pronat e shqiptarëve. “Nëse më lejoni të shpjegoj ku qëndron thelbi i ligjit të luftës, sepse është absurde ta mendosh që Greqia do t’i shpallë luftë Shqipërisë apo anasjelltas. Efekti konkret i ligjit të luftës është efekti te prona, pra në qoftë se doli dekreti i Mbretit Jorgo për shpalljen e ligji të luftës, menjëherë doli dekreti për vendosjen e sekuestros konservatore mbi pronat e shqiptarëve dhe sot pronat e shqiptarëve janë në sekuestro konservative. Nëse një shqiptar do të kërkojë, ai nuk është i lirë që direkt të shkojë në gjykatë, por do të marrë një miratim nga Ministria e Jashtme dhe sipas rastit, nëse është ortodoks apo jo, e jep, sepse bëhet politikë në këtë drejtim. Pra, ky është problemi. Ne këtë duam të çlirojmë, domethënë që të mos ketë asnjë kufizim për të drejtën e disponimit të pasurisë të çdo shtetasi shqiptar”, ka thënë Qirjako.

Loading...
More in Uncategorized
Fier, rinisin shpërthimet në Zharrëz, banorët fajësojnë Bankers Petrolium

Close