Home . Aktualitet . Kronik . Zbulohet skema e arratisjes spektakolare të grabitsit serial (Detajet)

Zbulohet skema e arratisjes spektakolare të grabitsit serial (Detajet)

Një 21-vjeçar ka mundur të arratiset në mënyrë spektakolare nga Komisariati i Policisë në Pukë. Emirjon Nikja, i arrestuar me akuzën e grabitjes, ndërsa priste për t’u transferuar për në Shkodër, ka arritur të dalë nga dritarja e një dhome në katin e dytë të komisariatit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00, gjatë kohës që po përgatitej dokumentacioni për transferim e tij në dhomat e paraburgimit të Komisariatit të Policisë Shkodër. Ndërsa 21-vjeçarin e kishin lënë në dhomën e shoqërimit të Komisariatit të Policisë Pukë pa pranga në duar, i arrestuari, banues në lagjen “Don Bosko” në Tiranë, ka arritur të heqë me forcë hekurat nga dritarja dhe më pas është larguar me shpejtësi.

Nga hetime paraprake, rezulton se inspektorët e policisë po përgatisnin makinën me të cilën do të kryenin transferimin në momentin e arratisjes së 21-vjeçarit. Në pak minuta, Nikja ka mundur që të heqë me forcë zgarën e hekurave që qëndron në çdo dritare të komisariatit për të parandaluar arratisjet. Më pas, i riu që njihet nga policia e kryeqytetit si grabitës serial i bizneseve dhe banesave, ka arritur të dalë nga ambientet e komisariatit pa tërhequr vëmendjen e asnjë punonjësi policie.

Nikja, i cili rezulton person me precedentë kriminalë, pasi është dënuar në vitin 2013 për “vjedhje”, po mbahej i arrestuar lidhur me një ngjarje të ndodhur në gusht të këtij viti, ku grabiti një emigrant në Pukë.

ARRESTIMI

Arrestimi i tij erdhi pasi më datë 24 gusht 2017 ka bërë kallëzim në polici shtetasi M. N., banues në Vaun e Dejës, por që prej vitesh jeton si emigrant jashtë vendit, i cili ka deklaruar se në Gomsiqe, Pukë, ndërsa ka qenë duke udhëtuar me automjetin e tij, ka ndaluar për të marrë një person që nuk e njihte për ta ndihmuar pasi po lëvizte në këmbë.

Por, gjatë rrugës i riu i ka marrë me forcë portofolin, në të cilin kishte dokumentet, rreth 250 euro dhe 1500 lekë. Nga hetimet e bëra nga strukturat e Komisariatit të Policisë Pukë për rastin e vjedhjes me dhunë në Gomsiqe, është bërë i mundur identifikimi si autor i dyshuar i Emirjon Nikjes. 21-vjeçari u arrestua më datë 6 shtator 2017, në bashkëpunim me forcat e Komisariatit numër 3 Tiranë.

Më pas u bë i mundur transferimi i tij për në Pukë, ku edhe ishte bërë kallëzimi nga personi i grabitur. Ndaj tij u ngrit akuza “vjedhje me dhunë” dhe “kanosje”.

ARRATISJA

Gjatë paradites së të shtunës, ditë kur Emirjon Nikja kishte seancën gjyqësore për vlerësim të masës së sigurisë, ku Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj tij, ai arriti t’u arratisej forcave të policisë së Komisariatit të Pukës.

Për kapjen e tij, u nisën në drejtim të Pukës 6 grupe të FNSH-së, si dhe forca të shumta nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër. Pavarësisht se u ngritën pika të shumta kontrolli dhe u njoftua Drejtoria Vendore e Policisë Kukës e Lezhë, si dhe Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër e Kukës, nuk është gjetur ende asnjë gjurmë e 21-vjeçarit në arrati.

Pak pas ngjarjes, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako, urdhëroi Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit për të nisur hetimin disiplinor dhe për të marrë masa drastike ndaj gjithë personave përgjegjës për këtë ngjarje, në Komisariatin e Policisë Pukë.

SHÇBA ka arrestuar në flagrancë punonjësit e policisë, inspektor Pajtim Bushin dhe inspektor Dodë Prekën, me detyrë trupë shërbimi pranë këtij komisariati. Arrestimi i dy punonjësve u bë pas kryerjes së veprimeve hetimore, ku u konstatua se nga ana e tyre nuk janë zbatuar detyrat funksionale të përcaktuara për sigurimin e personave të shoqëruar dhe ambienteve ku ata qëndrojnë.

Ndërkohë, ende vazhdon puna për kapjen e të arratisurit, krahas punës për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Komento
Loading...

000-017   000-080   000-089   000-104   000-105   000-106   070-461   100-101   100-105  , 100-105  , 101   101-400   102-400   1V0-601   1Y0-201   1Z0-051   1Z0-060   1Z0-061   1Z0-144   1z0-434   1Z0-803   1Z0-804   1z0-808   200-101   200-120   200-125  , 200-125  , 200-310   200-355   210-060   210-065   210-260   220-801   220-802   220-901   220-902   2V0-620   2V0-621   2V0-621D   300-070   300-075   300-101   300-115   300-135   3002   300-206   300-208   300-209   300-320   350-001   350-018   350-029   350-030   350-050   350-060   350-080   352-001   400-051   400-101   400-201   500-260   640-692   640-911   640-916   642-732   642-999   700-501   70-177   70-178   70-243   70-246   70-270   70-346   70-347   70-410   70-411   70-412   70-413   70-417   70-461   70-462   70-463   70-480   70-483   70-486   70-487   70-488   70-532   70-533   70-534   70-980   74-678   810-403   9A0-385   9L0-012   9L0-066   ADM-201   AWS-SYSOPS   C_TFIN52_66   c2010-652   c2010-657   CAP   CAS-002   CCA-500   CISM   CISSP   CRISC   EX200   EX300   HP0-S42   ICBB   ICGB   ITILFND   JK0-022   JN0-102   JN0-360   LX0-103   LX0-104   M70-101   MB2-704   MB2-707   MB5-705   MB6-703   N10-006   NS0-157   NSE4   OG0-091   OG0-093   PEGACPBA71V1   PMP   PR000041   SSCP   SY0-401   VCP550   CAS-002   CISM   200-125  , PMP   000-089   CCA-500   MB2-704   350-080   JN0-360   810-403   70-177   350-001   350-001   PMP   OG0-093   2V0-621D   CCA-500   210-065   352-001   101   102-400   MB2-707   70-178   JN0-102   640-911   ICGB   350-001  

Mos e Humbisni
Fshatrat turistik që po shkatërrojnë gjithë bregun e Jugut nuk sjellin asnjë përfitim ekonomik për vendin, por do kthehen “zonë e ndaluar” dhe prona të Samir Manes dhe Artan Dulakut

Close