LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Bota . Zbulohet ‘video’ e avionit: Të qara dhe panik. Ja momentet e tmerrit para përplasjes

Zbulohet ‘video’ e avionit: Të qara dhe panik. Ja momentet e tmerrit para përplasjes

Një filmim përmes aparatit celular në bordin e avionit të përplasur në Alpet franceze, Germanwings, ka regjistruar momentin pikëllues kur pasagjerët ulërinin duke e ditur se do të vdisnin. Videoja është gjendur midis rrënojave të avionit që u kontrolluan javën e shkuar. Video vetëm pak sekonda e gjatë, është marrë nga kartë-memoria e një celulari të gjendur në vendin e rrëzimit.

Sipas “Bild”, videoja është kaotike dhe nuk mund të dallohen mirë fytyrat e udhëtarëve por dëgjohen të qara, ulërima dhe britma në gjuhë të ndryshme. Britmat e pasagjerëve mund të dëgjohet, duke përfshirë disa që thërrasin “O Zoti im”, në gjuhë të ndryshme. Dhe ç’është më e rëndësishmja, dëgjohen të paktën tre përplasje metalike . Kjo do të mbështesë raportet e prokurorëve, sipas të cilëve piloti kryesor Patrick, ishte i bllokuar jashtë kabinës së fluturimit nga ndihmësi i tij Andreas Lubitz.

Gjithashtu do të vërtetohen përpjekjet e tij për të thyer me sëpatë derën e kabinës. Besohet se regjistruesi mund të ketë kapur zërin e tij duke thënë “hape atë dreq dere”. Videoja më pas tregon aeroplanin që përplaset buzë malit, duke nxitur britmat e pasagjerëve, para se ajo të mbarojë. Bild shkruan se autentiteti i videos nuk duhet të vihet në pyetje.

Ajo u gjet nga një burim i afërt me hetimin. Videoja thuhet se është xhiruar brenda avionit, në pjesën e prapme të tij, dhe ende nuk dihet nëse ajo është bërë nga një pasagjer apo nga një anëtar i ekuipazhit të kabinës.

Loading...
More in Bota, Kryesore
Si u fsheh tre muaj urdhri-arresti belg për Frrokun

Close