LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Ekonomi . Zbuloni qytetet shqiptare ku femrat janë “boss”-e
Portrait of business woman at the office

Zbuloni qytetet shqiptare ku femrat janë “boss”-e

Qarku i Tiranës dhe Lezhës rezultuan me përqendrimin më të madh të ndërmarrjeve të drejtuara nga femrat. Sipas të dhënave të INSTAT, femrat zotërojnë 26,8% të ndërmarrjeve aktive gjithsej, krahasuar me 31,3% gjatë vitit 2015.

Në Qarkun e Tiranës, femrat drejtojnë më shumë se 32% të bizneseve, ndërsa në Qarkun e Lezhës 30% e bizneseve drejtoheshin nga femrat më 2016.

Aktiviteti tregtar shënon pjesëmarrjen më të lartë të femrave në vendimmarrje, me 43,5%.

Ndërmarrjet e drejtuara nga femrat janë kryesisht ndërmarrje me 1 – 4 të punësuar, të cilat zënë 92,7% të numrit të përgjithshëm të ndërmarrjeve të drejtuara nga femrat.

Megjithatë, femrat drejtojnë 19,2% të ndërmarrjeve me 50 e më shumë të punësuar nga 20,4% që drejtonin këtë grup gjatë vitit 2015.

Sipas raportit të Hendekut Global Gjinor nga Forumi Ekonomik Botëror, Shqipëria ka përmirësuar renditjen e saj me 8 vende krahasuar me një vit më parë, duke u listuar 62-a nga 144 vende, të cilat janë marrë në konsideratë. Por, renditja vijon të jetë më keq se në 2006-n, kur Shqipëria renditej në venin e 61.

Ky indeks mbështet në katër shtylla bazë, në pjesëmarrjen në ekonomi, nivelin arsimor, shëndetin dhe pushtetin në politikë, ku në këtë të fundit ka renditjen më të mirë, e 53-a në botë.

Krahasuar me vitet ’90, ku pjesëmarrja e grave në forcën punëtore ishte rreth 53%. Sot ky tregues përllogaritet rreth 55.1%, sipas të dhënave të INSTAT.

Po sipas raportit të Forumit Ekonomik Botëror, bizneset me pronare femra në rang global përbëjnë rreth 12.5% të totalit. Ndërsa firmat që drejtueset (menaxheret e larta) i kanë femra janë vetëm 11.7% e totalit. Në Europë, 1 nga 3 gra ka pozicion drejtues./MONITOR/

Loading...
Mos e Humbisni
Intrigantë, mashtrues apo “shakaxhi” të frikësuar?!

Close