LAJMI I FUNDIT
Home . Kryesore . Zemërgjerësia e një lypsi!

Zemërgjerësia e një lypsi!

Një lypës në Angli është bërë lajmi i ditës në mediat botërore.

Dominique Harrison-Bentzen, një studente në Preston, ka treguar se si ajo ishte ndihmuar me 3 stërlinat e fundit nga një lypës, që të kthehej e sigurt në shtëpi javë më parë dhe tani ka nisur një fushatë për t`ja kthyer të mirën e lypësit.

Studentja ka treguar se një natë kishte humbur kartën e kreditit, kur endacaku i kishte ofruar paratë e fundit për ta ndihmuar.

“Unë papritur kuptova se nuk kisha para dhe ai u afrua me 3 stërlinat e vetme që kishte.

Ai insistonte që t’i merrja, për të paguar një taksi që të kthehesha sigurt në shtëpi”, ka thënë studentja për njeriun që është identifikuar me emrin Robbie.

Ajo nuk i kishte pranuar ato para, por ishte prekur shumë nga akti i burrit dhe ka nisur një mision, për ta ndihmuar atë.

“Postova në Facebook një status, që të më ndihmonin ta gjeja Robbien dhe të nesërmen kuptova, që nuk isha personi i vetëm që ai kishte ndihmuar”, shtoi ajo.

“Robbie kishte ndihmuar shumë njerëz në rrugë, duke iu kthyer portofolët e humbur kalimtarëve dhe kishte ofruar batanije, për të mbajtur ngrohtë lypësit e tjerë gjatë natës”.

“E kërkova katër net rreth e rreth Prestonit për ta gjetur dhe nisa të humbisja shpresën, se do ta takoja për ta falenderuar”, tha studentja.

Ajo takoi Robbien më 4 dhjetor dhe më 9 dhjetor nisi në Facebook një fushatë për ta ndihmuar dhe menjëherë paratë filluan të grumbulloheshin.

Studentja ka siguruar më shumë se 2 mijë e 700 stërlina për Robbien dhe tani mendon t’i sigurojë një banesë me qira, që të paktën të flejë rehat.

Ajo në fund shtoi se ka dëshirë që fushata e saj të ndërgjegjësojë njerëzit për të menduar më shumë për të tjerët në kohën e Krishtlindjeve.

Loading...
More in Kryesore
Një çek 1 miliard USD?! Nuk e dua

Close