LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Zëri: Edi Rama tallet me kosovarët

Zëri: Edi Rama tallet me kosovarët

Gazeta kosovare Zëri, e përfshirë në një debat me kryeministrin Edi Rama për shkak të mungesës së një ftese për të festuar me median e Tiranës festën e fundvitit, raporton se Rama është tallur me kosovarët gjatë vizitës së zhvilluar të premten në Prishtinë. Më poshtë teksti.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë një bashkëbisedimi me shoqërinë civile dhe të kulturës në Prishtinë nuk e hoqi nga goja edhe humorin e tij ndaj kosovarëve.

Ai gjatë bashkëbisedimit me publikun, i bëri edhe një kritikë udhëheqësit të organizatës së FOL-it, Petrit Zogajt, duke i thënë që mos t’ua jep fjalën vetëm burrave.

“Ipja femrave mikrofonin ore…”, ishin fjalët e Ramës.

Ndërsa kur ishte fjala për komunat e Kosovës, ai vazhdimisht i thoshte kryetarit të FOL, Petrit Zogajt se: “U thoni ju (kosovarët) bashkive, komuna…”.

Njëri prej pjesëmarrësve në publik, ndërsa dëshironte të bënte pyetje Kryeministrit Rama, ky i fundit me nervozizëm ia ktheu: “Mos e mbaj në dorë, po shfrytëzoje (mikrofonin v.j.)…”

Loading...
More in Aktualitet, Kryesore
Serbi që u arrestua me 13 kg eksploziv synonte të hidhte në erë Katedralen e Prishtinës
Close