Home . Politike . Zgjedhjet, Basha kërkon të pamundurën e shpreson tek LSI: Kusht votimi elektronik, pro listave të hapura
basha-me-aleatet_1484140062-9722964

Zgjedhjet, Basha kërkon të pamundurën e shpreson tek LSI: Kusht votimi elektronik, pro listave të hapura

Lideri i opozitës Lulzim Basha është shprehur se votimi elektronik dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë një kusht i patejkalueshëm për sfidën e ardhshme në qershor të këtij viti. Një deklarim të tillë ai e ka dhënë pas një takimi me krerët e partive aleate opozitare.

I pyetur se për çfarë kushtëzimesh nënkupton, kryedemokrati ka thënë që nuk është koha për detaje, pavarësisht se më parë, kreu i grupit parlamentar apo nënkryetari i PD-së janë shprehur qartë se mund të ketë destabilitet politik nëse në zgjedhje shkohet me kryeministrin Rama dhe jo me një qeverisje teknike.

Kreu i demokratëve, i shoqëruar edhe nga aleatët parlamentarë dhe jo parlamentarë, është shprehur në lidhje me listat e hapura, porpozim ky i LSI-së në komisionin për reformën zgjedhore. Basha ka deklaruar se PD nuk do të bëhet pengesë për listat e hapura si dhe ka shtuar se përshëndet pranimin nga ana e LSI-së së propozimit të tyre për votim elektronik.

“Kemi rastin të rikonfirmojmë para qytetarëve qëndrimin tonë sa i përket zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Qëndrimi i unifikuar i opozitës parlamentare është se në këto zgjedhje nuk mund të vendosin kriminelët por qytetarët, nuk mund të vendosë varfëria dhe korrupsioni qeveritar përmes shit blerjes së votës, por vullneti i qytetarëve”, deklaroi Basha. Duke paralajmëruar ashgtu sikurse një ditë më parë presidenti Nishani se zgjehdjet janë në rrezik nga interferimi i krimit.

“Zgjedhjet janë në rrezik për shkak të krimit dhe korrupsionit, shitblerjes së votës dhe mosgarantimit të votës së qytetarëve… për këtë opozita ka paraqitur një platformë prej 17 majit dhe prej asaj dite Rama e ka sabotuar. Ne sot kemi rënë dakord për një platformë që është një kusht i patejkalueshëm për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Zgjedhjet do ti vendos vullneti i qytetarëve. Rikonfirmojmë në këtë platformë votimin elektronik. Kohë më nuk ka. Çështje më të rëndësishme se kjo për shqiptarët nuk ka. Opozita do të kushtëzojë çdo veprim të mëtejshëm me avancimin e reformës zgjedhore”, deklaroi Basha.

Çfarë kushtëzoni?

Çdo veprim tjetër është sekondar përpara garantimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. E gjithë energjia jonë, i gjithë aksioni ynë politik brenda dhe jashtë kuvendit do të jetë për të diktuar zgjedhjet e lira.

Ka vend për shtyrje zgjedhjesh?

Mos të futemi në detaje që paragjykojnë qëndrimin tonë. Ne besojmë se shqiptarët, përveç një grupi, duan zgjedhje të lira dhe të ndershme. Duam që qeverisjen e ardhshme të mos e diktojë krimi, por vota e qytetarëve.

Ligji i dekriminalizimit është në kushtetuese…?

Sigurisht, sepse Rama e ka shprehur që në fillim për ta shfuqizuar.

Në tryezën e Komisionit ka një propozim për lista të hapura. Jeni pro?

Përshëndes qëndrimin e LSI pro votimit elektronik, eliminon mbledhjen e kartave të identitetit. Sa i përket sistemit zgjedhor PD nuk është pengesë për listat e hapura. Personalisht jam shprehur për çdo sistem që fuqinë ia kalon qytetarit, lista të hapura, maxhoritar, apo ta bëjmë me ligj që partitë ti zgjedhin me votë nga anëtarësia. Ne nuk jemi pengesë për listat e hapura, por diskutimi për listat e hapura është dhe mbetet propagandistik për sa kohë që nuk garantohen zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Votimi elektronik është kërkesë kyçe dhe e patejkalueshme.

Mos humbisni:
1395498883-rama_filo
Rama zihet me grushta me punëtorin e Bulevardit!!! (Foto)

Close