LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Argetim . Zjarri në Katedralen e Korçës, për të zhdukur gjurmët e Fahros

Zjarri në Katedralen e Korçës, për të zhdukur gjurmët e Fahros

Presidenti bëri një vizitë në Katedralen e Korçës me rastin e “Ditës së Ujit të Bekuar”.

Pasi shkëmbeu urimet me mitropolitin e Korçës, presidenti, i cili shoqërohej nga Fahrua dhe Qimi, kërkoi që mitropoliti të pagëzonte Fahron në ortodoks.

-Po pse kaq vonë, i tha mitropoliti? Ke kaluar të gjashtëdhjetat…

-E kam pas ëndërr, tha Fahro.

Në fillim desha të bëhem katolik.

Më premtuan dhe një bursë për djalin dhe ca lekë për gazetën.

Shkova të pagëzohem në Velipojë, se ma rregulloi Toma me atë priftin.

Por ata kishin një zakon të keq.

Kur pagëzoheshe, të zhvishnin dhe të fusnin në vaskë.

Në një moment një nga ndihmësit e priftit e pikasi që isha bërë synet, dhe anulloi ceremoninë.

-Është bërë synet, tha, nuk lejohet.

Kështu që u dogja.

Bëra përpjekje të mëdha disa vite, por nuk më pranuan.

Kam idenë që më ka sabotuar Jozefina Topalli.

Ajo e ndjente rrezikun se po të bëhesha unë katolik, e zëvendësoja në Shkodër.

-Nuk ka gjë biri im, i tha mitropoliti. Ne një kishë jemi.

Ndarja është formale për pushtet politik.

Një herë biles dhe jemi ribashkuar, por nuk mbajtëm gjatë.

Papa i Romës ka qenë thjesht mitropoliti i Romës.

Pyetja është, përse tani do të pëgëzohesh ortodoks?

-Kam  djalin deputet të qarkut të Korçës.

Kjo që është e para, Valentina, thotë që do jem unë e para, se jam ortodokse.

Të bëhemi dhe ne ortodoksë dhe pastaj ja tregoj unë qejfin asaj.

Këtë punën e synetllëkut e kam zgjidhur.

Kam bërë operacion, e kam ngjitur prapë.

-E kuptoj biri im. Thashë se doje të dorëzoheshe ortodoks.

Ti do të zësh vendin e parë në listë.

Për këtë punë nuk i bëjmë ne pagëzimet.

Njeriu i duhur është ai që ke në krah, i tha.

-E kuptova, tha Fahro.

Keni frikë nga Edi Rama.

Po unë shkoj pagëzohem tek At Nikolla në Elbasan.

Dhe doli.

Pasi dolën jashtë ai, presidenti dhe Qimi, në Katedrale plasi flaka.

Zjarrëfikëset e turrën të fiknin zjarrin, ndërsa policia po hetonte shkaqet.

Në përfundim të hetimeve, doli se, pasi Fahrua ishte çuar nga stoli ku ishte ulur, prifti kishte dhënë urdhër të digjej urgjent stoli dhe punëtori i pakujdesshëm, i kishtë vënë zjarrin tek një depo pas Katedrales, duke rrezikuar gjithçka.

Komento
Loading...
Mos e Humbisni
Asgjë e re nga fronti i shpifjes!

Close