LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Rajoni . Zyrtarizimi i shqipes pas zgjedhjeve lokale?

Zyrtarizimi i shqipes pas zgjedhjeve lokale?

Sipas të gjitha gjasave Ligji për gjuhën shqipe do të mbetet për miratim pas zgjedhjeve lokale, shkruan KOHA.

Edhe pse fillimisht u njoftua se është çështje ditësh kur ai do të miratohet në seancë qeveritare dhe më pas të kalohet për miratim në Parlament, vetë agjenda e propozimeve të Qeverisë me procedurë të përshpejtuar vërteton se përparësi i është dhënë rebalancit të buxhetit, i cili nga fillimi i javës tjetër do të debatohet në Komisionin për financa dhe buxhet.

Rregullorja e Parlamentit parasheh që në momentin kur Komisioni për financim dhe buxhet fillon debati për rishikimin e buxhetit, atëherë nuk mund të mbahet seancë plenare për shkak se e njëjta duhet të transmetohet drejtpërdrejtë në kanalin e tretë televiziv.

Kështu, debati në Komisionin amë për buxhet zgjatë plotë 10 ditë, kurse pas kësaj rishikimi i buxhetit i kthehet e Qeverisë për plotësim eventual me ndonjë amendament nga deputetët.

Komento
Mos Humbisni:
Mesazhi i “patikave” të Edi Ramës

Close