• Latest
  • Trending
  • All
2021-a, viti i Sali Berishës

2021-a, viti i Sali Berishës

29/12/2021
“Gjithmonë kam insistuar për…”! Ish-truproja i Princeshës Diana rrëfen gjithçka: Ja letra që kam marrë 25 vjet më parë nga ajo

“Gjithmonë kam insistuar për…”! Ish-truproja i Princeshës Diana rrëfen gjithçka: Ja letra që kam marrë 25 vjet më parë nga ajo

16/08/2022
Peshëngritja shqiptare me një tjetër Kampion Europe, Ertjan Kofsha merr 3 medalje të arta

Peshëngritja shqiptare me një tjetër Kampion Europe, Ertjan Kofsha merr 3 medalje të arta

16/08/2022
Moderatoret me “stil” që më bën hasëm me gjyshin

Moderatoret me “stil” që më bën hasëm me gjyshin

15/08/2022
FOTOT/  Kujdes nga tërbimi i “ujkut” të Skraparit!

FOTOT/ Kujdes nga tërbimi i “ujkut” të Skraparit!

15/08/2022
Njihuni me qytetet e pasura kineze ku pasagjerët lëvizin me taksi pa shofer

Njihuni me qytetet e pasura kineze ku pasagjerët lëvizin me taksi pa shofer

15/08/2022
Sherri Conte-Tuchel, çfarë ndodhi në fund të ndeshjes

Sherri Conte-Tuchel, çfarë ndodhi në fund të ndeshjes

15/08/2022
Nga koha tek jeta e përtejme, 10 mitet enigmatike universale që vazhdojnë të na magjepsin

Nga koha tek jeta e përtejme, 10 mitet enigmatike universale që vazhdojnë të na magjepsin

14/08/2022
“Perdja e zjarrit”! Ky është fenomeni i frikshëm që ndodhi gjatë natës shumë pranë Tiranës: U përfshinë disa qytete

“Perdja e zjarrit”! Ky është fenomeni i frikshëm që ndodhi gjatë natës shumë pranë Tiranës: U përfshinë disa qytete

14/08/2022
“Më dërgoi Zoti”! Futet në Gjykatë dhe i’u dorëzua rojës: Këngëtarit i njohur grek bënë “peshqesh” 1.5 milion euro policisë

“Më dërgoi Zoti”! Futet në Gjykatë dhe i’u dorëzua rojës: Këngëtarit i njohur grek bënë “peshqesh” 1.5 milion euro policisë

14/08/2022
Ngjarje e pazakontë! Nusja braktis të fejuarin në aeroport, i merr paratë dhe zhduket

Ngjarje e pazakontë! Nusja braktis të fejuarin në aeroport, i merr paratë dhe zhduket

14/08/2022
“Qetësohet” Ilir Meta

“Qetësohet” Ilir Meta

13/08/2022
Gazetarë britanikë zbarkojnë në “Londrën” e Shqipërisë: Familjet bosh, vajzat kanë mbetur beqare se nuk ka djem

Gazetarë britanikë zbarkojnë në “Londrën” e Shqipërisë: Familjet bosh, vajzat kanë mbetur beqare se nuk ka djem

13/08/2022
  • Kontakt
Wednesday, August 17, 2022
  • Login
Zathur
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Zathur
No Result
View All Result
Home Blog

2021-a, viti i Sali Berishës

29/12/2021
in Blog
A A
2021-a, viti i Sali Berishës

Kryetari i PR, Fatmir Mediu, ish kryeministri Sali Berisha dhe Kryetari i PD, Lulzim Basha, gjate mitingut permbylles te fushates se Partise Demokratike, ne sheshin “Nene Tereza”, per zgjedhjet lokale te 21 qershorit. /r/n/r/nHead of Republican Party, Fatmir Mediu, Former Prime Minister Sali Berisha and Halim Kosova, candidate of the Democratic Party for the Municipality of Tirana, during the closing campaign of Democratic Party, in the square "Mother Teresa", for local elections on 21 June.

1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Mero Baze

Shqipëria ka pasur nevojë për vitin e vërtetë të Sali Berishës në këto tridhjetq vite. Ai nuk ka qenë as viti 1992, as vitit 1997, as viti 2005, dhe as viti 2013, kur ai ka fituar dhe ka humbur thellë si politikan. Në të gjitha rastet ato kanë qenë ngjarje që kanë fshehur Sali Berishën e vërtetë.

Fitorja e 22 marsit 1992, në fakt na ka fshehur fitimtarin. Shqiptarët votuan masivisht për demokraci dhe ndryshim të sistemit dhe Sali Berisha ishte aty për ta rrëmbyer këtë fitore. Brenda katër muajve shqiptarët e njohën Sali Berishën dhe kuptuan kush e kishte vjedhur fitoren e tyre dhe në zgjedhjet e korrikut 1992, ai humbi 40 për qind të elektoratit. Prej atëherë nuk u bë më kurrë shumicë në këtë vend.

Sali Berisha arriti të fshihet dhe në vitin 1997, kur për shkak të tij dhe politikave të tij, vendi shkoi drejt luftës civile. Ai arriti të fshihet pas bandave të armatosura dhe anarkisë që zbriti në rrugë, duke bërë bashkëfajtorë dhe kundërshtarët e tij politik, dhe duke dominuar arsyet politike të revoltës, me arsye materiale, siç ishte humbja e parave në skemat piramidale.

Sali Berisha arriti të fshihet dhe si fitimtar i pushtetit, por jo i zgjedhjeve, në vitin 2005. Përmes një procesi të kurimit politik përmes thirrjes së një brezi të rinjsh në politikë dhe pajtimit me armiqtë e tij të rrënuar politik në vite, ai arriti të maksimalizonte votat falë skemës së “megadushkut”, ku 13 parti opozitare votonin një kandidat mazhoritar dhe votat në propocional orientoheshin tek një parti, për të dyfishuar rezultatin.

Skema funksionoi, por ai nuk arriti të bënte një shumicë, sikur Lefter Xhuveli të mos ofronte votat e tij dhe kjo të demoralizonte socialistët e Fatos Nanos në balotazh, të cilët e kishin marrë lehtë betejën elektorale.

Pas një qeverisje skandaloze ku shquanin çdo muaj aferat e djalit dhe vajzës së tij, që dominonin çdo tender, çdo ankand dhe çdo prokurim publik, pas masakrës së Gërdecit dhe 21 janarit, ai shkoi në zgjedhjet e vitit 2013, i shkatërruar dhe nga një “besëprerë” tjetër i asaj kohe, Ilir Meta, duke marrë 1 milion vota kundër.

Por dhe këtu e fshehu veten. U hodhi fajin bashkëpunëtorëve të tij të afërt, nxori Lulzim Bashën në krye të Partisë dhe mendoi se do të fshihej pas tij. Kështu spastroi partinë nga gjithë ish- bashkëpunëtorët e tij dhe u bë garant i Lulzim Bashës si njeriu pas të cilit do të fshihej për të ri-ardhur në pushtet.

Nuk ja doli dot falë vitit 2021. Humbja në zgjedhjet e 25 prillit që pasoi braktisjen e Parlamentit dhe pushtetit lokal nga opozita, ja bëri më të lehtë Edi Ramës fitoren. Pas humbjes, Departamenti Amerikan i Shtetit i shpalli Sali Berishën dhe familjen e tij biologjike, person “non grata”, me një ndëshkim shumë të qartë, për minim të demokracisë, shantazhim të sistemit të drejtësisë dhe përfitime financiare nga pushteti.

Për herë të parë Sali Berisha nuk u fsheh dot më. Ai mori përmes atij vendimi gjithë ndëshkimet dhe mallkimet që nuk kishte mundur t’i merrte dot nga drejtësia shqiptare dhe populli shqiptar, për shkak të shtetit arbitrar që ka ndërtuar, kontrollit mbi drejtësinë dhe shantazhit politik mbi të.

19 maji 2021 është dita që nxjerr Sali Berishën zbuluar, siç është dhe siç duhet ta nxirrte drejtësia shqiptare. Pas vitit 1997, kur Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve në Nju Jork e shpalli Sali Berishën si një nga 10 armiqtë botëror të shtypit, ky ishte ndëshkimi më i rëndë ndërkombëtar i tij. Në listën e parë ai ishte shok me Fidel Kastron dhe Milosheviçin, apo presidentin e Koresë së Veriut dhe Bjellorusisë, kurse në këtë të dytën është në listë familjarisht dhe përjetësisht, me gjithë figurat e zeza të globit.

Pas 19 majit, dita e dytë më e rëndësishme është 9 shtatori i 2021, kur kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i dha fund lojës së fshehjes së Sali Berishës pas kostumit të ti. Ai distancoi qartë Sali Berishën nga Partia Demokratike, duke e përjashtuar atë nga Grupi Parlamentar.

Prej asaj dita ne kemi në rrugë Sali Berishën e vërtetë, Sali Berishën zemërak, hakmarrës të lig, të pafytyrë, gënjeshtar, vrasës, dhe mbi të gjitha, një figurë e degraduar politike, që kërkon të ngrejë një front anti-amerikan në Shqipëri, vetëm për hallin e tij.

Lulzim Basha ka meritën historike që e nxorri atë si urithi nga vrima ku qe fshehur, për t’ua kujtuar shqiptarëve se as ka vdekur dhe as ka ndryshuar, por është i njëjti që ka qenë. Prej asaj dite atë e kë në rrugë ditë e natë për hallin e tij, duke thyer çdo rekord pafytyrësie, populizmi dhe mashtrimi politik, për të shpëtuar veten dhe familjen e tij.

Viti 2021 është viti që na tregoi Sali Berishën e vërtetë, që nuk ja doli dot të vijë në pushtet i fshehur pas Lulzim Bashës dhe tani pretendon të lëre PD gjithë jetën pa pushtet, derisa të vdesë ai. Ndaj 2021, meriton të quhet viti i tij. Se viti i një politikani nuk është e thënë të jetë viti që ai shkëlqen. Në të vërtetë, viti i një politikani, është viti kur ai bën gjënë e duhur për të dëshmuar veten. Dhe ky është viti kur Sali Berisha po tregon çfarë kalbësire është.

Share198Tweet124
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Gjithmonë kam insistuar për…”! Ish-truproja i Princeshës Diana rrëfen gjithçka: Ja letra që kam marrë 25 vjet më parë nga ajo

“Gjithmonë kam insistuar për…”! Ish-truproja i Princeshës Diana rrëfen gjithçka: Ja letra që kam marrë 25 vjet më parë nga ajo

16/08/2022
Peshëngritja shqiptare me një tjetër Kampion Europe, Ertjan Kofsha merr 3 medalje të arta

Peshëngritja shqiptare me një tjetër Kampion Europe, Ertjan Kofsha merr 3 medalje të arta

16/08/2022
Moderatoret me “stil” që më bën hasëm me gjyshin

Moderatoret me “stil” që më bën hasëm me gjyshin

15/08/2022
Zathur

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In