• Latest
  • Trending
  • All
A do të dëshmojë Basha, për krimet e Sali Berishës?

A do të dëshmojë Basha, për krimet e Sali Berishës?

19/01/2022
Sipërmarrësja shqiptare prodhon autoambulanca për vatrat e luftës në Ukrainë

Sipërmarrësja shqiptare prodhon autoambulanca për vatrat e luftës në Ukrainë

17/05/2022
I përmenden artikullin e gazetës austriake, habit Monika Kryemadhi: Nuk kam kryer asnjë operacion plastik, më akuzojnë për bukurinë që më ka falur nëna ime

I përmenden artikullin e gazetës austriake, habit Monika Kryemadhi: Nuk kam kryer asnjë operacion plastik, më akuzojnë për bukurinë që më ka falur nëna ime

16/05/2022
Manipulim votash? Eurovizioni përballet me akuza të forta

Manipulim votash? Eurovizioni përballet me akuza të forta

16/05/2022
Prokurorja Sonila Muhametaj, gaztorja e Olsi Çelës që dështoi dosjen e “Kajollit” dhe sabotoi “Shullazin”

Prokurorja Sonila Muhametaj, gaztorja e Olsi Çelës që dështoi dosjen e “Kajollit” dhe sabotoi “Shullazin”

16/05/2022
“Gjashtëmbëdhjet kushtet e një “diktator”!  Mos i  lexoni se do kërkoni të jetoni me ngulm në “diktaturën” e tij

“Gjashtëmbëdhjet kushtet e një “diktator”! Mos i lexoni se do kërkoni të jetoni me ngulm në “diktaturën” e tij

16/05/2022
VIDEO/ Xhami i autobusit kriset nga goditjet e Ibrahimovic, po bën xhiron e rrjeteve sociale

VIDEO/ Xhami i autobusit kriset nga goditjet e Ibrahimovic, po bën xhiron e rrjeteve sociale

16/05/2022
O Edo, mjaft bleve republikan e demokrat… lëri ca Kokalarit

O Edo, mjaft bleve republikan e demokrat… lëri ca Kokalarit

16/05/2022
VIDEO e paharruar/ Berisha kreh flokët, Floriana Garo i’a rregullon dhe e “zbukuron”

VIDEO e paharruar/ Berisha kreh flokët, Floriana Garo i’a rregullon dhe e “zbukuron”

16/05/2022
Frika se Inteligjenca Artificiale mund të pushtojë njeriun, agjencia amerikane bën publik zbulimin më të fundit

Frika se Inteligjenca Artificiale mund të pushtojë njeriun, agjencia amerikane bën publik zbulimin më të fundit

16/05/2022
Dybala me fjalë zemre i jep lamtumirën Juves: Nuk do ju harroj kurrë, fati na vendosi në rrugë të ndryshme

Dybala me fjalë zemre i jep lamtumirën Juves: Nuk do ju harroj kurrë, fati na vendosi në rrugë të ndryshme

16/05/2022
Darmian dhe Lautaro shkëlqejnë në Sardenjë, Interi “i dënuar” të besojë deri në fund te titulli

Darmian dhe Lautaro shkëlqejnë në Sardenjë, Interi “i dënuar” të besojë deri në fund te titulli

16/05/2022
Nga Erion Braçe, Ervin Salianji te Bojken Lako e Robert Ndrenika, Xhimi zbulon ndryshimet që ka bërë te VIP-at shqiptarë: Mentor Kikia duhet të ndryshojë flokët

Nga Erion Braçe, Ervin Salianji te Bojken Lako e Robert Ndrenika, Xhimi zbulon ndryshimet që ka bërë te VIP-at shqiptarë: Mentor Kikia duhet të ndryshojë flokët

16/05/2022
  • Kontakt
Tuesday, May 17, 2022
  • Login
Zathur
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Zathur
No Result
View All Result
Home Blog

A do të dëshmojë Basha, për krimet e Sali Berishës?

19/01/2022
in Blog
A A
A do të dëshmojë Basha, për krimet e Sali Berishës?
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Frrok Çupi

Ka plasur keq… Njëri thërret ‘vrasës’, tjetri ‘sfurqet’, i treti ‘gazin e snajperë’ dhe ‘brava’. Akuza pa fund dhe të egra fort. Këta në PD sapo kanë zbuluar njëri tjetrin; ne nuk mund të themi se nuk po thonë të vërteta. Por po mendojmë si e njohin kaq mirë njëri tjetrin…

Dje në mesditë, bash në të pasmen e piramidës së caktuar për diktatorin komunist, plasi lufta e njërës rini të PD kundër rinisë tjetër- po e PD; u kapën për flokësh gratë e njërës PD me gratë e PD-së tjetër.

Të rinjtë u tha se nxiteshin nga disa ‘pleq të marrë’ në PD, ndërsa gratë nga disa gra po të llojit të vet, por me botoks në fytyrë… Nuk ka rëndësi se kush, sepse secili shikon djallin te njeriu dhe tjetri njeriun te djalli.

Por pse po ndodh kështu?

-Njeriu shikon atë që do,- ka shkruar Sartri- dhe asgjëson gjënë që nuk do.

1.

Presidenti i Republikës e shikon gjithë botën si ‘maskareshë’.

“Nëse ka ndonjë palo ambasadë që ka zgjedhur ndonjë palo politikan për t’i dhënë mesazhe Ilir Metës, ju them që Ilir Metën këtu do ta kenë… Do të armiqësohen me popullin tim!’, tha dje presidenti.

Kishte shkuar te varri i Skënderbeut dhe i lëshonte zë Amerikës. Më parë kishte thënë se ‘amerikanët i kap për veshi’, pastaj i kishte kërcënuar me ‘raketat ruse’, shqiptarë i ndau në ata të ‘2 prillit’ dhe ‘të tjerët’.

Ku i shikon këto pamje presidenti i Republikës? Të jetë kthyer, vallë, 500 vjet pas në kohë?…, atëherë ku ta gjente Amerikën… Ta shikojë ‘popullin tim’ nën këmbët e veta?, edhe kjo s’ka sens.

Presidenti te të tjerët shikon ‘shtatzëninë’ e tij. Ai e di se bota e qytetëruar dhe qytetaria shqiptare e kanë bërë ‘dalje’; siç bëhen ‘dalje’ në magazina mallrat e skaduara.

Presidenti ‘armik i Skënderbeut’, Erdogan, as u kujtua se ky vend kishte ‘edhe president Meta’. Më parë zyrtarët e lartë të Shteteve të Bashkuara ‘s’e mbanin mend, ishte akoma apo jo’. Edhe zyrtarët e Evropës- po kështu.

Në pak ditë presidentin e pret shkarkimi dhe pastaj ‘marrëzia rrugëve’. ‘Një popull i madh, populli im, do të mbrojë presidentin dhe do të bëhet armik i Amerikës’!- këtë shikon Ilir Meta. Sepse me tharmin e kësaj marrëzie ‘ka mbetur me barrë’; shtatzëna si veten i shikon të gjithë që kalojnë.

Prej më shumë se 9 muajsh kishte shkelur mbi 20 nene të kushtetutës, kishte nxitur konfliktin në vend, kishte mohuar zgjedhjen e pushtetit lokal, kishte goditur marrëdhëniet e Republikës me Shtetet e Bashkuara.

Prej më shumë se 9 muajsh, tani i ka ardhur koha…

2.

Presidenti tjetër, Berisha, do të kishte shkruar një tabelë dhe ta kishte vënë në tri kopje: Njërën në hyrje të shtëpisë; të dytën në ballë të oxhakut dhe të tretën në derën e ambienteve ‘sensitive’. Kjo letër do të shkruante: ‘Ndal, mos e thuaj fjalën korrupsion!’. Dhe, po të ishte burrë, do t’i bindeshin grua, fëmijë, nipër e mbesa dhe dhëndurë e nuse…

Mirëpo kjo është e pamundur, sipas Zhan Pol Sartrit. Gjatë gjithë periudhës së shtatzënisë, Berisha do të shikojë të gjithë sikur janë me barrë me dramat e tij. Hera më e fundit, ai akuzoi gruan e Lul Bashës, sikur ka një ‘barrë’ diku në Qipro dhe kjo është ‘lojëra fati’. Iu lëshua Luli dhe mbrojti gjendjen e gruas së vet. Po pse iu lëshua kaq shumë për gruan?… Kjo është një punë tjetër, siç thonë këta moderatorët televizivë se ‘e kemi më poshtë’.

Por pyetja tani është pse Berisha u bë ‘demi’ përballë toreadorit femër? Prapë përgjigja dihet nga poeti dhe filozofi i madh i ekzistencializmit të Francës. Në çdo akuzë që bën Sali Berisha, nxjerr nga goja atë çfarë është vetë. Thotë ‘i korruptuar’, kur vetë është në krye të tabelës botërore si i korruptuar.

Thotë ‘peng i pengut’.., Berisha është i shpallur dhe i vetë- shpallur peng i parave të skemave piramidale, peng i politbyrosë komuniste, peng i celulave terroriste Islamike; peng i vrasjes së njërit pse ai dinte si u vra tjetri, peng i krimeve në Bulevard dhe në Gërdec… Berisha e di si vriten kundërshtarët në protestë, prandaj e akuzon Bashën për ‘asgjësim te selia’.

Rreth vetes mban njerëzit e llojit të vet, ata më të korruptuarit; ministra, shefa e drejtorë që i ka ‘ngarkuar me barrë’ vite të shkuara. Me këta ndihet më mirë, jo veç pse i ruajnë sekretin njëri tjetrit, por edhe se ‘si gratë shtatzëna’ bisedojnë në sokak.

Sali Berisha i ka provuar të gjitha veset dhe të këqijat që mund të ketë një njeri në politikë; prandaj edhe është i lirë tua shpifë të tjerëve.

3.

Pse iu lëshua Luli për të mbrojtur gruan e vet, po thonim më parë. ‘Gënjeshtar ordiner…, sillet nëpër Shqipëri duke thënë gënjeshtra”, e quajti dje Berishën. Asnjëherë më parë kur bosi i tij ka sulmuar popullin, Basha nuk ka reaguar…, sepse populli është jashtë llojit.

Basha është njeriu më në ‘shtratin’ e Berishës. Ai di gjithçka ka ndodhur brenda asaj zyre, asaj familjeje dhe tij kurmi. Basha di si u vranë 4 dëshmorët në Bulevard; di si u ngrit biznesi familjar në Gërdec; di si u mblodhën ‘fakte’ kundër UÇK në Kosovë; di ça u bë me fondet e Rrugës së Kombit…

A do të dëshmojë Lulzim Basha për veprat penale? Kjo është prova.

Ose do të ndodhë që para pasqyrës së shtatzënisë të shikojë përjetësisht Berishën dhe Metën.

Share201Tweet126
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Sipërmarrësja shqiptare prodhon autoambulanca për vatrat e luftës në Ukrainë

Sipërmarrësja shqiptare prodhon autoambulanca për vatrat e luftës në Ukrainë

17/05/2022
I përmenden artikullin e gazetës austriake, habit Monika Kryemadhi: Nuk kam kryer asnjë operacion plastik, më akuzojnë për bukurinë që më ka falur nëna ime

I përmenden artikullin e gazetës austriake, habit Monika Kryemadhi: Nuk kam kryer asnjë operacion plastik, më akuzojnë për bukurinë që më ka falur nëna ime

16/05/2022
Manipulim votash? Eurovizioni përballet me akuza të forta

Manipulim votash? Eurovizioni përballet me akuza të forta

16/05/2022
Zathur

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In