• Latest
  • Trending
  • All
Aferat në Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuese, ILDKP, Kadastra e KPK dorëzojnë në SPAK dosjet e të ngelurve në veting, “shpëtojnë” gjyqtarët e thjeshtë

Aferat në Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuese, ILDKP, Kadastra e KPK dorëzojnë në SPAK dosjet e të ngelurve në veting, “shpëtojnë” gjyqtarët e thjeshtë

22/10/2020
“Është shumë sëmurë”! Motra e Kim Jong-ut jep lajmin dhe bën paralajmërimin e frikshëm: Të pranishmit në sallë shpërthejnë në lot (VIDEO)

“Është shumë sëmurë”! Motra e Kim Jong-ut jep lajmin dhe bën paralajmërimin e frikshëm: Të pranishmit në sallë shpërthejnë në lot (VIDEO)

11/08/2022
Real Madrid ngjitet në majën e Europës, “fut në xhep” Superkupën

Real Madrid ngjitet në majën e Europës, “fut në xhep” Superkupën

11/08/2022
Qeni i vardiset keq pushueses, i tërheq rrobat e banjos dhe do ta zhveshë me çdo kusht! (Video)

Qeni i vardiset keq pushueses, i tërheq rrobat e banjos dhe do ta zhveshë me çdo kusht! (Video)

09/08/2022
Biznesmeni Gjergj Luca, biznesmeni më i madhe në tregun e peshkimit, bën surprizën e radhës

Biznesmeni Gjergj Luca, biznesmeni më i madhe në tregun e peshkimit, bën surprizën e radhës

09/08/2022
Grabitën me dhunë një turist në mes të Milanos, arrestohen dy të rinj shqiptarë

Grabitën me dhunë një turist në mes të Milanos, arrestohen dy të rinj shqiptarë

09/08/2022
Gomonia përplas një makinë në rrugë në Shëngjin, shpëtojnë mrekullisht kalimtarët

Gomonia përplas një makinë në rrugë në Shëngjin, shpëtojnë mrekullisht kalimtarët

09/08/2022
Torollake, që nuk di të këndojë. Ia tregoj qejfin! Këngëtari shqiptar kërcënon Elvana Gjatën

Torollake, që nuk di të këndojë. Ia tregoj qejfin! Këngëtari shqiptar kërcënon Elvana Gjatën

09/08/2022
Si u ble në ankand Perandoria Romake nga Didius Julianus?

Si u ble në ankand Perandoria Romake nga Didius Julianus?

09/08/2022
Flet motra e Ornelës: ‘E vrau Florindi bashkë me ëngjëllin në bark! Ishte i shtruar në klinikën psikiatrike, mjekët e paralajmëruan’

Flet motra e Ornelës: ‘E vrau Florindi bashkë me ëngjëllin në bark! Ishte i shtruar në klinikën psikiatrike, mjekët e paralajmëruan’

09/08/2022
Ofendimet anti-shqiptare, fansat kundër United për Arnautoviç

Ofendimet anti-shqiptare, fansat kundër United për Arnautoviç

08/08/2022
Djalit të politikanit të njohur i kapet një shumë e madhe parash në makinë të fituara në kazino me hile, në bashkëpunim me kuperin

Djalit të politikanit të njohur i kapet një shumë e madhe parash në makinë të fituara në kazino me hile, në bashkëpunim me kuperin

08/08/2022
Greqia me të ardhura rekord nga sezoni turistik

Greqia me të ardhura rekord nga sezoni turistik

08/08/2022
  • Kontakt
Friday, August 12, 2022
  • Login
Zathur
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Zathur
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Aferat në Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuese, ILDKP, Kadastra e KPK dorëzojnë në SPAK dosjet e të ngelurve në veting, “shpëtojnë” gjyqtarët e thjeshtë

22/10/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Aferat në Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuese, ILDKP, Kadastra e KPK dorëzojnë në SPAK dosjet e të ngelurve në veting, “shpëtojnë” gjyqtarët e thjeshtë
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit është e vendosur për të hetuar me themel të ngelurit në veting.

Brukseli dhe Bundestagu kanë vendosur si kusht për hapjen e negociatave hetimin, ndërsa çuarjen pas hekurave të të ngelurve në veting e kërkon me ngulm edhe kryeministri Edi Rama. Por gazeta ka mësuar se SPAK ka rikthyer ankthin mes gjyqtarëve të ngelur në veting, sidomos atyre të Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese.

Sipas informacioneve mësohet se prokurorët e posaçëm kanë zbritur në terren, ku janë njohur dhe kanë marrë shumë dosje nga institucione të ndryshme për gjyqtarët e ngelur. Kështu mësohet se prokurorët kanë mësyrë pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, ku kanë marrë formularët e deklarimit të pasurive qysh nga viti 2003 të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese që kanë ngelur në veting qysh nga viti 2003, të cilat do t’i krahasojnë se si kanë ndryshuar nga viti në vit deri në ditën kur ata janë përjashtuar nga sistemi i drejtësisë.

Kështu që, duke qenë se Inspektorati i Lartë administron deklarimin e pasurisë, të detyrimeve financiare, ushtron kontroll të drejtpërdrejtë, mbledh të dhëna, kryen hetime dhe kërkime administrative rreth deklarimeve të personave që mbartin detyrimin ligjor për deklarim të interesave private, prokurorët pritet të përdorin këto shkresa për të “fundosur” ish-anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese që kanë ngelur në veting.

Pra, ILDKPKI po bashkëpunon me prokurorët e posaçëm dhe me strukturat e tjera përgjegjëse për luftën kundër korrupsionit dhe krimit ekonomik.

Kadastra e KPK dorëzojnë në SPAK dosjet

Por zyrat e ILDKPI nuk janë të vetmet ku kanë trokitur prokurorët e Prokurorisë së Posaçme, pasi mësohet se ata kanë mësyrë edhe pranë Kadastrës dhe organeve të vetingut. Sipas informacioneve, mësohet se prokurorët kanë marrë edhe të dhëna për pronat dhe pasuritë e paluajtshme të gjyqtarëve të ngelur në veting edhe nga Agjencia Kombëtare e Kadastrës.

Shumë nga gjyqtarët e ngelur në veting janë përjashtuar për shkak se nuk kanë justifikuar banesat, apartamentet, tokat dhe pasuritë e paluajtshme, kështu që prokurorët kanë marrë dosjet e tyre për të pasur një panoramë më të qartë dhe për ta pasur më të kollajshëm ndëshkimin e tyre.

Po ashtu, mësohet se prokurorët e Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit kanë marrë dhe dosjet e gjyqtarëve që kanë ngecur në rrjetet e vetingut nga Komisionin i Pavarur i Kualifikimit, si dhe nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, për ata që është dhënë vendimi final se ish-kreu i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori apo ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, për t’i përdorur si prova kundër tyre. Ndërkohë, mësohet se SPAK po bashkëpunon fort me bankat e nivelit të dytë dhe me Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave, ku i ka kërkuar të dhëna për emrat në fjalë dhe nëse ata kanë bërë lëvizje parash.

Pra, të gjitha këto tregojnë qartë se shumë shpejt ish-gjyqtarët e Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese do të japin llogari para SPAK për pasuritë dhe aferat e konsumuara prej tyre gjatë kohës që kanë qenë zyrtarë të shtetit. Kjo do të thotë se falë reformës në drejtësi, prokuroria ka bërë kthesën e vendit për të luftuar realisht korrupsionin, pasi para saj lufta ishte e përqendruar me mullinjtë e erës.

Por duket se do t’ia hedhin paq gjyqtarët e thjeshtë. Kujtojmë që nga një verifikim i bërë nga gazeta tek të gjitha vendimet e shkarkimit të dhëna nga KPK, rezulton se pjesa më e madhe e gjyqtarëve dhe prokurorëve kanë kryer deklarim të rremë, fshehje pasurie, falsifikim të formularit, falsifikim të dokumenteve dhe mashtrim me kreditë. Mes emrave ka dhe të tjerë që kanë kryer evazion fiskal.

Sipas parashikimeve në Kodin Penal, mosdeklarimi i pasurisë apo deklarimi i rremë dënohet deri në 3 vite burg. Falsifikimi i formularit dënohet deri në 4 vite burg, ndërsa falsifikimi i dokumentit dënohet deri në 3 vite burg. Kështu që, të gjithë gjyqtarët e prokurorët e shkarkuar që i kanë kryer të gjitha këto vepra penale rrezikojnë deri në 17 vite burgim sapo të nisin hetimet nga SPAK. Por përveç dënimit me burg, ata rrezikojnë po ashtu që t’iu sekuestrohen pasuritë, duke hyrë në lojë këtu ligji antimafia.

Share199Tweet124
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Është shumë sëmurë”! Motra e Kim Jong-ut jep lajmin dhe bën paralajmërimin e frikshëm: Të pranishmit në sallë shpërthejnë në lot (VIDEO)

“Është shumë sëmurë”! Motra e Kim Jong-ut jep lajmin dhe bën paralajmërimin e frikshëm: Të pranishmit në sallë shpërthejnë në lot (VIDEO)

11/08/2022
Real Madrid ngjitet në majën e Europës, “fut në xhep” Superkupën

Real Madrid ngjitet në majën e Europës, “fut në xhep” Superkupën

11/08/2022
Qeni i vardiset keq pushueses, i tërheq rrobat e banjos dhe do ta zhveshë me çdo kusht! (Video)

Qeni i vardiset keq pushueses, i tërheq rrobat e banjos dhe do ta zhveshë me çdo kusht! (Video)

09/08/2022
Zathur

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In