Kryeministri Edi Rama duke folur lidhur me takimin me opozitën parlamentare tha se e la Lulzim Bashën të bënte çfarë të donte për reformën zgjedhore.
‘Sepse unë i thashë Bashës të bëjë si të dojë. Por po t’i them edhe Murrizit të bëjë sit ë dijë, i bie të kemi dy lloj sistemesh. Me gjithë respektin për zotin Murrizi, pavarësisht se keqtrajtohen për shkak të profilit si karagjoz në Parlament por kjo nuk është risi.
Nuk shoh ndonjë dallim të madh intelektuali mesa tyre që ikën dhe këtyre që erdhën. Nuk shoh ndonjë rënie niveli. Është thjesht një larmi njerëzish. Në Shqipëri nuk ka budallenj kur vjen puna për politikë. Janë popull i stërvitur, kështu që kur u thua deputetëve ngrini kartonin për të vrarë vetën, është pak si ‘too much’”, shprehet Rama.
Pyetje: Do e këmbeni takimin e sotëm me 17 majin?
Unë datë të shënuar di 28-29 nëntorin….Edhe datat e Bajramit janë të lëvizshme. 17 maj të dytë nuk kërkoj dot më sepse jemi në qershor…
Pyetje: por nuk donit marrëveshje me ambasadat apo jo?
Jo, pikërisht….
Pyetje: Do mbetemi tek zoti Balla tani?
Ja foli dhe mamia…po prit pra t’i jap përgjigje…do bëjmë pak shaka tani se nuk kemi çfarë bëjmë, ju ju ka zënë halli që të merrni vesh çfarë bëhet, unë do merrem me Myslymin dhe kshu… Basha dhe Opozita donte që toka neutrale të ishte SHBA-ja dhe ne ua dhamë edhe atë mundësi.