• Latest
  • Trending
  • All
Debate në PS, deputetët të irrituar me shtyrjen e shkarkimit të Metës dhe amnistimin e Berishës, kërkojnë hetim për krimet e PD

Debate në PS, deputetët të irrituar me shtyrjen e shkarkimit të Metës dhe amnistimin e Berishës, kërkojnë hetim për krimet e PD

01/02/2020
VIDEO/ Ishte shpallur në kërkim për thirrje ekstremiste, rrihet “Live” radikalisti fetar nga Lezha

VIDEO/ Ishte shpallur në kërkim për thirrje ekstremiste, rrihet “Live” radikalisti fetar nga Lezha

07/08/2022
“Një nxënës në Shqipëri kur e pyet për të ardhmen të vizaton gomonen me flamur anglez”?! Media britanike: Kukësi , “Londra e vogël”! Ja cilat janë 9 bandat që po trafikojnë shqiptarët

“Një nxënës në Shqipëri kur e pyet për të ardhmen të vizaton gomonen me flamur anglez”?! Media britanike: Kukësi , “Londra e vogël”! Ja cilat janë 9 bandat që po trafikojnë shqiptarët

07/08/2022
1995, një ngjarje ‘shqiptare’ e Viktor Buot! Si u kap avioni rus i nisur nga Rinasi me municione Somario?!

1995, një ngjarje ‘shqiptare’ e Viktor Buot! Si u kap avioni rus i nisur nga Rinasi me municione Somario?!

07/08/2022
Krimi me ‘masa’ të forta sigurie! Rreth 700 makina të blinduara në Shqipëri: “Fiat-i” marka më e përdorur

Krimi me ‘masa’ të forta sigurie! Rreth 700 makina të blinduara në Shqipëri: “Fiat-i” marka më e përdorur

07/08/2022
“Më ktheni në burg, nuk e duroj dot më të dashurën e babait”! 40-vjeçari habit me kërkesën për policinë pasi e lanë në arrest shtëpie

“Më ktheni në burg, nuk e duroj dot më të dashurën e babait”! 40-vjeçari habit me kërkesën për policinë pasi e lanë në arrest shtëpie

07/08/2022
“Më tha vidh paratë e kasës, pastaj në burg…”! Nga “skiftere” në komediane, influencerja e njohur greke tregon si shqiptari e detyroi të grabiste kur ishte 11 vjeçe

“Më tha vidh paratë e kasës, pastaj në burg…”! Nga “skiftere” në komediane, influencerja e njohur greke tregon si shqiptari e detyroi të grabiste kur ishte 11 vjeçe

07/08/2022
VIDEO/ Nënkampionët e Italisë pësojnë 4 gola, Interi i brishtë ndaj Villareal, disfatë në miqësore me Asllanin në fushë

VIDEO/ Nënkampionët e Italisë pësojnë 4 gola, Interi i brishtë ndaj Villareal, disfatë në miqësore me Asllanin në fushë

07/08/2022
“Dëgjuam të bërtitura fëmije ‘mama, mama’”! Media amerikane publikon videon pak pasi aktori shqiptar i dha fund jetës së bashku me gruan

“Dëgjuam të bërtitura fëmije ‘mama, mama’”! Media amerikane publikon videon pak pasi aktori shqiptar i dha fund jetës së bashku me gruan

07/08/2022
Kreshnik Spahiu zbulon vendin perfekt për të emigruar: Qeveria ofron 15 mijë euro për ata që zhvendosen në ishul

Kreshnik Spahiu zbulon vendin perfekt për të emigruar: Qeveria ofron 15 mijë euro për ata që zhvendosen në ishul

06/08/2022
Thirrjet me emrin e Vladimir Putin, UEFA merr masa drastike ndaj Fenerbahçes

Thirrjet me emrin e Vladimir Putin, UEFA merr masa drastike ndaj Fenerbahçes

06/08/2022
“E mbaj mend dritën tënde”, Ballack dedikim emocional në 1-vjetorin e humbjes së djalit

“E mbaj mend dritën tënde”, Ballack dedikim emocional në 1-vjetorin e humbjes së djalit

06/08/2022
Çelsi fut Brojën në ekipin e parë për sezonin e ri, i heq numrin mesfushorit të Anglisë dhe ia jep sulmuesit shqiptar

Çelsi fut Brojën në ekipin e parë për sezonin e ri, i heq numrin mesfushorit të Anglisë dhe ia jep sulmuesit shqiptar

06/08/2022
  • Kontakt
Monday, August 8, 2022
  • Login
Zathur
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Zathur
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Debate në PS, deputetët të irrituar me shtyrjen e shkarkimit të Metës dhe amnistimin e Berishës, kërkojnë hetim për krimet e PD

01/02/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Debate në PS, deputetët të irrituar me shtyrjen e shkarkimit të Metës dhe amnistimin e Berishës, kërkojnë hetim për krimet e PD
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

SHKRUAR NGA RIGELS SELIMAN

Zvarritja e shkarkimit të Ilir Metës nga posti i Presidentit të Republikës ka irrituar një pjesë të deputetëve të Partisë Socialiste. Edhe pse procedurat për shkarkimin e Metës nga detyra nisën që në muajin korrik të vitit që lamë pas, sot ai vijon të jetë në krye të shtetit, për shkak se mazhoranca ka shtyrë disa herë afatet e komisionit hetimor. Por kjo gjë ka shkaktuar debate në mbledhjen e grupit të PS që u mbajt ditën e enjte para seancës plenare.

Gazeta ka mësuar se disa deputetë socialistë kanë kërkuar sqarime nga kreu i grupit, Taulant Balla se përse po ndiqet kjo strategji. Burime shumë të sigurta nga kjo mbledhje, theksuan se ligjvënësit socialistë kanë ngelur tejet të zhgënjyer nga mënyra se si shumica qeverisëse po vepron me dy standarde për këtë çështje. Në këtë kontekst, mësohet se ata janë shprehur para deputetit Balla se për ta ka ardhur koha që mazhoranca ta ndajë nëse do ta shkarkojë apo jo Metën nga detyra dhe se për ta zvarritja e kësaj çështje nuk është lojë. Madje, për t’i treguar Ballës se ata janë tejet të zëmëruar me mënyrën se si mazhoranca po vepron në lidhje me presidentin Meta, mësohet se këta deputetë i kanë kujtuar shefit të tyre edhe akuzat dhe sulmet e kreut të shtetit të artikuluara në adresë të socialistëve. Sipas tyre, të gjitha këto janë arsye që mazhoranca të mos zvarrisë procesin, por ta çojë deri në fund nismën e saj për ta shkarkuar Metën nga detyra dhe më pas të jetë Gjykata Kushtetuese që të japë vendimin final.

Amnistimi i Berishës

Por zvarritja e shkarkimit të presidentit Ilir Meta nga detyra, nuk është e vetmja çështje që ka shqetësuar disa nga deputetët e Partisë Socialiste me kupolën drejtuese të kësaj partie. Gazeta ka mësuar se në mbledhjen që grupi socialist zhvilloi ditën e enjte, të njëjtët deputetë që i kërkuan llogari shefit të tyre, zotit Taulant Balla, kanë shprehur rezerva edhe mbi mënyrën se si po pushohen shumë dosje të bujshme, për të cilat socialistët kur ishin në opozitë, kishin premtuar që do t’i zbardhnin sapo të vinin në pushtet. Sipas informacioneve, mësohet se shqetësimi i parë që ata kanë vënë në dukje dhe që nuk duhet që të përfundonte në mënyrën më të turpshme është pushimi i hetimeve nga ana e Gjykatës së Tiranës sa i takon dosjes “CEZ”, në të cilën janë të akuzuar ish-kryeministri Sali Berisha dhe shumë ish-ministra të tij, pasi kanë abuzuar me fondet e shtetit.

Në këtë kontekst, mësohet se deputetët janë shprehur para Ballës se për ta është e papranueshme që ish-kryeministri amnistohet nga drejtësia. Po ashtu, të njëjtët burime nga mbledhja i pohuan gazetës se Berisha nuk duhet të amnistohet edhe në lidhje me masakrën e “21 Janarit” ku gjatë protestës së opozitës në vitin 2011 mbetën të vrarë katër qytetarë të pafajshëm. Sipas tyre, zbardhja e kësaj tragjedie ishte një nga shumë premtimet e dhëna nga socialistët para se të vinin në pushtet.

Socialistët kërkojnë hetim të krimeve të PD

Një tjetër çështje, e cila ka shkaktuar debate në mbledhjen e grupit të Partisë Socialiste paraditen e së enjtes që lamë pas, ishte edhe mbyllja e disa dosjeve të tjera, për të cilat akuzohen shumë zyrtarë të Partisë Demokratike. Gazeta ka mundur të sigurojë një nga këto dosje, për të cilat socialistët i kanë kërkuar llogari kreut të grupit, Taulant Balla, sikundër është ajo për lobimin rus të PD në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në këtë kontekst, mësohet se deputetët janë shprehur se për ta është e papranueshme që socialistët po miratojnë amnistinë, duke nxjerrë nga burgu qytetarët dhe në një kohë kjo mazhorancë nuk bën asnjë veprim për të çuar para drejtësisë zyrtarët e PD që vërtet e meritojnë burgun. Pra, mësohet se socialistët kanë shfrytëzuar çështjen e amnistisë për t’i kujtuar Ballës se ajo duhet të jetë më e madhe dhe se PS duhet që ta pastrojë figurën e saj, në mënyrë që të insistojë që në burg të futen të korruptuarit dhe jo qytetarët e thjeshtë, sikundër ka ndodhur gjatë këtyre 6 viteve.

Share206Tweet129
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

VIDEO/ Ishte shpallur në kërkim për thirrje ekstremiste, rrihet “Live” radikalisti fetar nga Lezha

VIDEO/ Ishte shpallur në kërkim për thirrje ekstremiste, rrihet “Live” radikalisti fetar nga Lezha

07/08/2022
“Një nxënës në Shqipëri kur e pyet për të ardhmen të vizaton gomonen me flamur anglez”?! Media britanike: Kukësi , “Londra e vogël”! Ja cilat janë 9 bandat që po trafikojnë shqiptarët

“Një nxënës në Shqipëri kur e pyet për të ardhmen të vizaton gomonen me flamur anglez”?! Media britanike: Kukësi , “Londra e vogël”! Ja cilat janë 9 bandat që po trafikojnë shqiptarët

07/08/2022
1995, një ngjarje ‘shqiptare’ e Viktor Buot! Si u kap avioni rus i nisur nga Rinasi me municione Somario?!

1995, një ngjarje ‘shqiptare’ e Viktor Buot! Si u kap avioni rus i nisur nga Rinasi me municione Somario?!

07/08/2022
Zathur

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In