Bëri selfie me arkivolin e hapur të Diego Armando Maradonës, merr me qindra kërcënime me jetë.
Bëhet fjalë për Diego Molinën, punonjësin e një agjensie funerale në Buenos Aires, i cili “shfrytëzoi” momentin për të patur një kujtim të fundit me legjendën e futbollit.
Matias Morla, avokati i Maradonës, mori foton e Molinës nga mediat sociale dhe e postoi atë në Twitter, duke u zotuar se do të merrte nisma ligjore kundër tij.
“Ai është kreu i varrimeve të Pinier. Diego Molina është derri që bëri fotografinë e tij përkrah Maradonës. Për kujtimin e mikut tim nuk do të pushoj derisa ai të paguajë për këtë gjë”, paralajmëron ai.
Ndërsa një tifoz shkroi: “Unë dua që kjo balenë e shëndoshë që bëri një fotografi me trupin e pajetë të Diegos të ketë vdekur. I VDEKUR.”

