• Latest
  • Trending
  • All
Braçe i përgjigjet Metës: PS nuk e negocion reformën në drejtësi! Nuk mund t’i mbyllin dosjet korruptive të 30 viteve, nga Gërdeci, te 21 janari!

Ja çështjet e bujshme që paralajmërojnë mbylljen e tranzicionit! Nga eliminimi i klasës së vjetër politike, te hetimet, lufta antikorrupsion dhe drejtësia

24/05/2021
“Gjithmonë kam insistuar për…”! Ish-truproja i Princeshës Diana rrëfen gjithçka: Ja letra që kam marrë 25 vjet më parë nga ajo

“Gjithmonë kam insistuar për…”! Ish-truproja i Princeshës Diana rrëfen gjithçka: Ja letra që kam marrë 25 vjet më parë nga ajo

16/08/2022
Peshëngritja shqiptare me një tjetër Kampion Europe, Ertjan Kofsha merr 3 medalje të arta

Peshëngritja shqiptare me një tjetër Kampion Europe, Ertjan Kofsha merr 3 medalje të arta

16/08/2022
Moderatoret me “stil” që më bën hasëm me gjyshin

Moderatoret me “stil” që më bën hasëm me gjyshin

15/08/2022
FOTOT/  Kujdes nga tërbimi i “ujkut” të Skraparit!

FOTOT/ Kujdes nga tërbimi i “ujkut” të Skraparit!

15/08/2022
Njihuni me qytetet e pasura kineze ku pasagjerët lëvizin me taksi pa shofer

Njihuni me qytetet e pasura kineze ku pasagjerët lëvizin me taksi pa shofer

15/08/2022
Sherri Conte-Tuchel, çfarë ndodhi në fund të ndeshjes

Sherri Conte-Tuchel, çfarë ndodhi në fund të ndeshjes

15/08/2022
Nga koha tek jeta e përtejme, 10 mitet enigmatike universale që vazhdojnë të na magjepsin

Nga koha tek jeta e përtejme, 10 mitet enigmatike universale që vazhdojnë të na magjepsin

14/08/2022
“Perdja e zjarrit”! Ky është fenomeni i frikshëm që ndodhi gjatë natës shumë pranë Tiranës: U përfshinë disa qytete

“Perdja e zjarrit”! Ky është fenomeni i frikshëm që ndodhi gjatë natës shumë pranë Tiranës: U përfshinë disa qytete

14/08/2022
“Më dërgoi Zoti”! Futet në Gjykatë dhe i’u dorëzua rojës: Këngëtarit i njohur grek bënë “peshqesh” 1.5 milion euro policisë

“Më dërgoi Zoti”! Futet në Gjykatë dhe i’u dorëzua rojës: Këngëtarit i njohur grek bënë “peshqesh” 1.5 milion euro policisë

14/08/2022
Ngjarje e pazakontë! Nusja braktis të fejuarin në aeroport, i merr paratë dhe zhduket

Ngjarje e pazakontë! Nusja braktis të fejuarin në aeroport, i merr paratë dhe zhduket

14/08/2022
“Qetësohet” Ilir Meta

“Qetësohet” Ilir Meta

13/08/2022
Gazetarë britanikë zbarkojnë në “Londrën” e Shqipërisë: Familjet bosh, vajzat kanë mbetur beqare se nuk ka djem

Gazetarë britanikë zbarkojnë në “Londrën” e Shqipërisë: Familjet bosh, vajzat kanë mbetur beqare se nuk ka djem

13/08/2022
  • Kontakt
Wednesday, August 17, 2022
  • Login
Zathur
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Zathur
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Ja çështjet e bujshme që paralajmërojnë mbylljen e tranzicionit! Nga eliminimi i klasës së vjetër politike, te hetimet, lufta antikorrupsion dhe drejtësia

24/05/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Braçe i përgjigjet Metës: PS nuk e negocion reformën në drejtësi! Nuk mund t’i mbyllin dosjet korruptive të 30 viteve, nga Gërdeci, te 21 janari!
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria duket se po hyn në një epokë të re. Ndryshe nga të gjitha vendet e tjera diktatoriale, ne jemi i vetmi vend që tranzicioni ka zgjatur rreth 30 vite.

Por javët e fundit po jepen sinjale se tashmë jemi në fund të këtij tranzicionit. Për 30 vite vendi ka qenë në të njëjtën situatë: na qeverisin të njëjtët individë; në politikë ka emra që prej 30 vitesh nuk janë larguar; korrupsioni ka qenë gjithmonë i pranishëm; drejtësia ka qenë përherë e kapur; pushtetarëve nuk u ka hyrë asgjë në këmbë, etj. Por javët e fundit po jepen sinjale se Shqipëria po ndryshon. Së pari, në Parlament do të ikin një numër i madh deputetësh të vjetër.

Rama largoi Majkon, Kodhelin, Ulqinin dhe shumë socialistë të vjetër. Basha po ashtu e ka rinovuar totalisht PD, pasi ikën emra si Topalli, Patozi, Bode, Imami, Pollo, Strazimiri, Bumçi, etj. Pra Parlamenti sivjet do të jetë me shumë prurje të reja. Lëvizja më e bujshme është te largimi i Metës dhe Berishës. SHBA e shpalli “non grata” ish-kryeministrin duke i dhënë një goditje të fortë.

Edhe pse ai nuk e ka thënë ende nëse do largohet nga Parlamenti, në PD po flitet se deri në shtator do të kemi një dorëheqje. Nëse PD e mban atë deputet do i bjerë e gjithë kauza e dekriminalizimit. Pra me këtë goditje, SHBA duket se e largoi Berishën nga politika aktive.

Meta po ashtu mund të quhet se ka dalë nga politika aktive. Me humbjen e LSI në zgjedhje, ai tashmë nuk do ketë më asnjë rol politik pas largimit nga Presidenca. Edhe nëse nuk shkarkohet, ai vitin që vjen e mbyll mandatin dhe pastaj nuk do jetë as në Parlament dhe as në qeveri. Pra quhet i eliminuar politikisht. Të vetmit që prej 30 vitesh kanë qenë në politikë janë ata dhe me ndihmën e SHBA duket se dolën jashtë loje.

Hetimet

Përveç goditjes së klasës politike nga njëra anë, nga ana tjetër drejtësia ka nisur të veprojë. Prej 30 vitesh drejtësinë e ka marrë ai që ka pasur më shumë parà dhe ministrat, deputetët me funksionarët e lartë nuk janë dënuar kurrë.

Javët e fundit po jepen sinjale se nuk do të ketë më të paprekshëm. Dënimi i ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla me 2 vite burg është sinjal i qartë nga SPAK dhe Gjykata e Posaçme se nuk do të ketë tolerim ndaj funksionarëve të shtetit. Nga ana tjetër kemi disa dosje të bujshme që po hapen. Gërdeci u rihap dhe u kërkua gjykimi i Fatmir Mediut. Nëse nis gjykimi ndaj tij pritet largimi nga Parlamenti dhe sërish shkojmë te ideja e largimit të klasës së vjetër politike. Dosja e dytë që po shkon drejt rihapjes është ajo e “21 janarit”.

Strasburgu ka dhënë sinjale të qarta se do shkohet te zbardhja e plotë e saj duke dënuar të gjithë autorët e 4 viktimave. Po ashtu kemi një dosje tjetër të bujshme që pritet të zbardhet, ajo e vrasjes së bankierit Artan Santo. Ky i fundit u vra në mes të ditës në qendër të Tiranës dhe për 7 vite askush nuk guxoi të merrej me të. Por disa policë e prokurorë kurajozë i kanë hapur letrat dhe hetimet kanë nisur. Dyshohet se pas vrasjes së tij fshihet një emër i njohur në politikë dhe nëse kjo dosje zbardhet, do shkundet nga themelet vendi, pasi do vërtetohet se shumë politikanë kanë lidhje me krimin.

Drejtësia e re

Një element tjetër është sistemi i drejtësisë. Të njëjtët gjyqtarë kanë mbajtur për 30 vite peng drejtësinë. Të gjithë qarkullonin nga një gjykatë në tjetrën, ndërsa pasuritë e tyre vetëm rriteshin. Vetingu ka shkarkuar mbi 200 emra dhe të gjithë ata të njohurit kanë ikur. Klani i Berishës dhe Metës sot nuk është në drejtësi. Emra si Zaganjori, Dedja, Llalla etj., kanë ikur nga sistemi.

SPAK nga ana tjetër po dëshmon forcë. Pak ditë më parë u sekuestruan pronat për 3 ish-gjyqtarë dhe pritet të ketë të tjera aksione. Po ashtu kemi disa gjyqtarë të hetuar dhe të dënuar, ndërsa shumë të tjerë po shkarkohen. Për të mos thënë se janë rreth 60 vetë që kanë dhënë dorëheqjen dhe janë emra me pasuri sheikësh. Pra drejtësia është pastruar dhe duket se gjërat po kthehen atje ku duhen. Duhet theksuar se fundi i tranzicionit po vjen falë SHBA, pasi amerikanët falë presioneve të tyre sollën drejtësinë e re dhe po largojnë me dhunë klasën e vjetër politike.

Share198Tweet124
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Gjithmonë kam insistuar për…”! Ish-truproja i Princeshës Diana rrëfen gjithçka: Ja letra që kam marrë 25 vjet më parë nga ajo

“Gjithmonë kam insistuar për…”! Ish-truproja i Princeshës Diana rrëfen gjithçka: Ja letra që kam marrë 25 vjet më parë nga ajo

16/08/2022
Peshëngritja shqiptare me një tjetër Kampion Europe, Ertjan Kofsha merr 3 medalje të arta

Peshëngritja shqiptare me një tjetër Kampion Europe, Ertjan Kofsha merr 3 medalje të arta

16/08/2022
Moderatoret me “stil” që më bën hasëm me gjyshin

Moderatoret me “stil” që më bën hasëm me gjyshin

15/08/2022
Zathur

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In